Gazeta The Guardian në Londër hap kafene me iPad-a në tavolinat

#guardiancoffee është ndër kafenetë e vonshme që i hap dyert e saj në Shoreditch në një përpjekje për t’i bërë gazetarët e vet më të arritshëm.

 

Gazeta bashkoi përpjekjet me Nude Espresso dhe EE për të ofruar atë që lexuesit saj vërtet e duan: kafeinë dhe WiFi.

 

 

iPad stacionet në tavolina dhe konektivitet super i shpejt 4G pa pagesë do të thotë që kafepirësit mund të lexojnë on-line gazetat The Guardian dhe Observer.

 

Dyqani përfshin karakterin e inspiruar nga të dhënat me Tabletë në tavolina, me projektorë të Twitter, dhe prezantime vizuale të informatave në mure; një e “ushqyer” e vërtetë e klientëve me lajme dhe ushqim.

 

Një përzierje e çmuar


Jemima Kiss, drejtoresh për Teknologji në the Guardian, tha:

 

“Ka një apetit të vërtetë për të rishikuar si punojmë ne si gazetarë dhe publicistë, kështu që kombinimi i traditës fascinuese të lajmeve me kafene përbën vërtet një përzierje të çmuar."

 

Problemet e Latte-s që duhet zgjedhur


Vitin e shkuar, the Guardian raportoi një humbje prej 75.6 milionë funtesh, shumë nga të cilat qenë investuar në teknologji.

 

Risitë në websajtin e tyre janë një nga investimet dhe, mbas gjase, kafeneja #guardiancoffee është tjetra. A do të thotë kjo që dyqanet e këtilla paraqesin të ardhmen e gazetarisë?

 

Zonat e kafeneve-librari tash janë normë, por nuk ishte gjithmonë kështu. Tash mund t’i ketë ardhur rendi gazetave.

 

Kush e di, ndoshta një ditë mund të shohim kafenetë (të gazetave) #telegraph apo #sunsundae në rrugët tona. /techcitynews