Një ceremoni japoneze e kafesë

Tokiasit e duan kafenë. Ka së paku një varg kafenesh, shumica syresh zinxhirë lokalë, në secilën rrugë. Disa vijnë për të marrë dozën e kafeinës, të tjerët për t’i soditur njerëzit. Kjo e fundit është e lehtë për t’u bërë falë detit të trupave njerëzor që vërshojnë qytetin dhe, në njëfarë mënyre, arrijnë të mos ndeshen me njëri-tjetrin. Ndoshta, kafeja është për të qetësuar nervat, pasi, me sa duket, nuk ka rehati në këtë qytet-metropol energjik.

 

Paramendo befasinë, kur të zbulosh një oazë te qetë në zemër të qytetit, prapa qendrës tregtare të Tokios, në Omotesando. Mbrapa reklamave të dyqaneve me emra të mëdha brendesh dhe e fshehur në një rrugicë të vogël, gjendet një kafene që pothuajse nuk është aty, përveç nëse e kërkon atë.

Omotesandō Koffee resides in a 60-year-old traditional Japanese house

Omotesando Koffee është një pop-up kafene që gjendet në një shtëpi 60 vjeçe tradicionale japoneze.


Së  pari, duhet ta gjesh kafenë dhe nuk është vështirë të mos e gjesh atë, meqë s’ka kurrfarë shenjash. Kjo, në fakt, është pjesë e sharmit. Jashtë, shtëpia është e tëra dru, bambusë dhe kashtë.

Hyjmë nëpërmjet një bahçeje të vogël, me guralecët që kërcasin butësisht nën shputat tona. Bimësia përbëhet nga saksi të vogla me bonsai (lule, bimë), krahas “kushërinjve” të tyre të rritur në tokë. Zilet e shtyra nga puhia tingëllojnë butësisht.

 

Nuk qëndron as pesë sekonda dhe tashmë fillon ta ndjesh vendin. Ka një tavolinë të gjatë e të ulët, e përsosur për ulje dhe meditim.  Por, ku është kafja?

 

Shikojmë brenda. Në atë çka zakonisht do të ishte hyrje e përparme e shtëpisë, e vendosur në dysheme të drurët dhe e futur në kornizë pllakash fusuma, është një strukturë kubike: kafeneja.

 

Së shpejti vërejmë që kubi është një temë që na përsëritet – kudo ka modele katrore, nëse shikon me vëmendje. Baristi pedant Miki na përshëndet në japonisht dhe pastaj me anglisht, kur ne u ngatërruam në gjuhën e tij. Ndërsa shumë kafene të Tokios janë të fokusuara në kafe me pikim, këtu në Omotesando Koffe espresso është mbret. Për Omotesando Koffee kokrrat vijnë nga Etiopia, Brazili, Indonezia dhe el-Salvador. Duke përdorur një aparat Cimbali, Miki nuk ngutet në bërjen e një espressoje.


Ky barist nuk kishte hapësirë më të madhe se 3 x 3 metra për punë, por ishte i qetë dhe nuk ngutej. Kapuçino e dalë nuk është një kryevepër; ka një lule të formuar në sipërfaqe dhe shërbehet më buzëqeshje. Kjo është më shumë se një pije e kafeinuar; kjo është një dhuratë për një mysafir.

 

Miki the barista pours a cappuccino (left); a wind chime rings softly in the breeze (right)

Pots of bonsai (left); take your time to savour the serene environment

 

Më parë se një copë cheescake me kafe ne ndajmë një kub Kashi, që është një krem karamele e pjekur. Një kafshatë, dy, dhe shkoi e tëra. Dhe kjo mjaftoi.

 

Enjoy coffee with kashi, a baked custard treat (left); maple leaves in the garden (right)

 

Kjo kafene nuk është një tempull, por të ulesh këtu për pak çaste, të pish kafenë tënde, mbushesh me një ndjenjë qetësie. Ne do të mund t’ia dilnim më një strehë si kjo midis përkohshmërisë së jetës së përditshme. Çdo filxhan do të na kujtojë të jemi në secilin moment dhe ta jetojmë të tanishmen.

 

The small courtyard, complete with a solitary bench and Zen-like pebbles

 

Omotesandō Koffee

4-15-3, Jingumae, Shibuya-ku, Tokyo, Japan

http://ooo-koffee.com