Top 10 arsyet pse duhet të pish kafe

Largues i depresionit


Kafja redukton shanset e depresionit. Kemikate të caktuara, që janë pjesë integrale të kafesë, e zvogëlojnë depresionin. Kafja, po ashtu, është e efektshme kundër kancerit të lëkurës dhe të gjirit.

 

Mbrojtje kundër tumoreve


Kafja ka përbërës të cilët pengojnë krijimin dhe rritjen e tumoreve. Një zbulim interesant është bërë rreth ndikimeve të mrekullueshme të kafesë në shëndetin tënd, dhe ky është se dëmi që i bëhet lëkurës nga rrezet ultra-vjollcë mund të rregullohet, nëse ti pi sasinë e caktuar të kafesë në rutinën tënde ditore.

 

Ul rrezikun për diabetin e llojit 2


Një nga përparësitë më të pabesueshme të kafesë është se 50% e diabetit ulet nëpërmjet saj. Është vështruar se konsumimi e rregullt e kafesë në baza ditore mund të reduktojë rrezikun e diabetit për gati 22%.

 

Ul inflamacionin


Kafja ka një mundësi mahnitëse të uljes së inflamacionit në masë të madhe, pasi antioksidantët në kafenë tënde i neutralizojnë radikalët në trup, të cilët mund të shkaktojnë inflamacionin.

 

Kafja dhe Alchajmeri


Një nga shkaqet kryesore që ti të pish më shumë kafe është fakti se kafja

minimizon 
mundësinë e Alchajmerit. Nëse ti pi rreth pesë filxhanë me kafe në ditë, rreziku i kësaj sëmundjeje zvogëlohet për 65%.

 

Të ndihmon t’i shmangesh cirrozës


Sëmundja e rrezikshme e mëlçisë, cirroza, mund të shmanget, nëse ti pi kafe. S’do të ishte e tepërt të thuhej se ke më pak shanse të të bjerë kjo sëmundje vdekjeprurëse, nëse ti pi kafe.

 

Mbrojtje kundër akneve


Ata prej jush që kanë probleme me akne, ta dini se kafja është një mbrojtje e madhe kundër akneve. pH e ulët acidike shtrëngon poret dhe krijon një shtresë mbrojtëse në lëkurë.

 

E mirë për shëndetin e lëkurës


Është vështruar se shëndeti i përgjithshëm e lëkurës mund të përmirësohet , nëse ti pi kafe rregullisht. Kafja të ofron një lëkurë më të re dhe të shëndoshë.

 

Pengon rënien e flokëve


Ata prej jush që jeni merakosur për humbjen e flokëve, mos u brengosni më, sepse kafja mund t’ju shpëtojë. Kafeina mund të stimulojë rritjen dhe zhvillimin e gjëndrave të flokut. Për shkak të këtij ndikimi pozitiv në rritjen e flokëve, hulumtuesit kanë nisur të gjejnë mënyra për trajtimin e rënies së parakohshme apo të befasishme të flokëve.

 

Ul dhimbjen muskujve


Nëse të pëlqen të ushtrosh, mund të përdorësh kafenë për mundësitë pastruese të saj. Ti mund të heqësh qafe dhimbjen e muskujve goxha suksesshëm, gati 50%, nëse pi kafe./iwebstreet