Na shoqëro në udhëtimin madhështor... Coffe House (Kafeneja) zuri fill qindra vjet më parë në Mekë për t’i dhënë një frymë të re shoqërimit dhe mikpritjes. Në të gjetën prehje padronë e shërbëtorë, të zinj e të bardhë, pleq e të rinj. Ajo doli të jetë një pjesë e humbur e çdo shpirti shoqërues, e bërë bashkë për të mos u ndarë kurrë më nga ai. Nëpër kohë, kjo traditë u kultivua në vende e shoqëri të ndryshme, çka e shtoi edhe më tepër hirin e saj. Ajo u përqafua nga nyjat e civilizimit njerëzor, si Stambolli historik (1450), Venediku ekzotik (16?5), Vjena frymëzuese (1675), Parisi kulturor e Londra e gjithfarëllojshme.
Tash edhe ti mund të jesh pjesë e këtij rrugëtimi mbresëlënës fare pranë teje, në Kosovë. Përjeto vazhdimësinë e autenticitetit të një tradite, duke ndjerë shijen shekullore të kafesë dhe ëmbëlsirës në Ma Belle Coffe & Cake House.
All right Reserved Mabelle