10 qytetet më të mira për kafe në botë

 

Ndoshta, ka faj e tërë ajo kafeinë në gjakun e tyre, por të flasësh për kafenë më të mirë në botë i eksiton njerëzit. Variacione të panumërta, teknika të pjekjes, preferenca në përgatitje, dhe zbukurime nxjerrin kafe shumë të ndryshme nëpër botë, të gjitha me tifozë lakmues dhe kritikë të zhurmshëm. Në përvijuam një listë prej 10 vendesh që i thurin lavde kokrrës së kafesë, secili në mënyrë unike dhe të shijshme.

 

Vjena


Shumë qytete janë ashpërsisht krenare për kulturën e tyre të kafesë, por vetëm Vjena mund të deklarojë se ka statusin e UNESCO-s. Më 2011, kultura e kafenesë Vjeneze mori nga Organizata gradën e Trashëgimisë Kulturore të paprekshme. Qysh nga shekulli 17, kafenetë përplot tavolina të mermerit dhe karrigeve legjendare Thonet kanë përbërë skenën e shijimit të një filxhani kafeje. Me mundësi zgjedhjeje të më shumë se 20 pijeve të kafesë, në Vjenë ka një shkencë për kafenë, por kamerierët janë të durueshëm dhe të gatshëm për ta shëtitur fillestarin kurreshtar nëpër opsionet e mundshme.

 

Provoni: Cafe Central dhe Cafe Landtmann.

 

Sietëll (Seattle)


Fuqidhënëse dhe e bollshme, kafeja është dielli rreth të cilit rrotullohet Sietlli i turbullt. Deshe apo s’deshe, Starbucks është vetëm një pjesë e vogël e skenës së kafenesë së qytetit. Provoni pjekësit lokalë nëpër qytet dhe shihni përse Sietëll gjendet në majë të qyteteve më të mira për kafe në Amerikë. Dhe më vonë, ndërsa mundohesh të flesh, reflekto mbi këtë: Ky qytet gjithashtu radhitet si një ndër qytetet më të kafeizuara në Amerikë.

 

Provoni: Zoka dhe Caffe Vita.

 

Havana, Kubë


Në Kubë, kafeja është një kategori ushqimi në vete. Si pjesa më jetike e ditës, filxhanët e vegjël avullues të Cafe Cubano (espresso e përzier me sheqer teksa zihet) apo Coradito (espresso me qumësht të avulluar) shënojnë mëngjesin, shënojnë përfundimin e një vakti të ushqimit, dhe janë një arsye e përkryer për t’u ndalur dhe zgjatur ndejën me një shok të ri a të moçëm. Të pish kafe në Havanë do të thotë t’i bashkëngjitësh ritmit të qytetit. Pas rënies së prodhimit të kafesë kubaneze, vendi tash po rindërton ekonominë e vet në rritje, për të përmbushur kërkesat e popullit. Mërgimtarët kubanezë në Majami e kanë bërë qytetin e Floridës një vend tjetër të madh për një Cafe Cubano origjinale.

 

Provoni: Cafe el Escorial dhe Cafe de las infusiones

 

Melburn, Australi


Melburni është kryeqyteti i Australisë për kafe, dhe ne dyshojmë që ai lakmon edhe titullin botëror në këtë, po ashtu. Ky mund të jetë një udhëtim i gjatë për një filxhan kafe, por me shtimin e vazhdueshëm të njerëzve që e quajnë kafenë e Melburnit më e mira, kjo gjithashtu është një mënyrë e pashoqe për ta larguar plogështinë e udhëtimit të gjatë. Vërtet që ia vlen të ndërmarrësh udhëtimin për këtë histori krenare të kafeneve të pavarura dhe teknikave të reja të përgatitjes.

 

Provoni: Seven Seeds dhe Proud Mary

 

Lisbonë, Portugali


Njerëzit në Lisbonë bëhen seriozisht poetik kur kanë të bëjnë me kafenë. Kombinimi i papërballueshëm i një rrëfimi të kulturës së kafesë dhe një filxhani fantastik me kafe mund t’ia bëjnë këtë një personit. Lëshoje veten tënde në këtë përjetim duke vizituar njërën nga kafenetë, gjeje një vend për një ndejë të rehatshme, dhe porosit një bika. Kafeja e zezë e nderuar këtu është më e gjatë se një espresso dhe zakonisht bëhet nga kokrrat e pjekura me teknikën tradicionale ulët-dhe-ngadalë, që e ia jep kafesë shijen e veçantë.

 

Provoni: Cafe A Brasileira, Miradouro de Sao Pedro de Alcantara

 

Portland, Oregon


Renditja në vendin e dytë në listën e qyteteve më kafenë më të mirë në Amerikë është një shenjë e sigurt se Portlandi i merr seriozisht pijet e veta. The New York Times e quan skenën e kafesë së Portlandit “më intimja e vendit,” një vend ku kafenetë e vogla dhe myshterinjtë e tyre nisin bisedat më të sinqerta rreth profileve të aromave dhe mendimeve për shijen. Qoftë kur e kërkon një origjinë të caktuar të kafesë, një përgatitje të vogël, apo një pjekje të lehtë, ka dikush që e ndjek atë me plot pasion në Portland.

 

Provoni: Coava dhe Water Avenue

 

Oslo, Norvegji


Në dekadën e fundit, vendet skandinave kanë dalë në skenën e restoranteve, kështu që s’duhet të jetë befasi që Oslo po e rizbulon kafenë në një mënyrë tepër të mirë. Pjekja që i bëhet kafesë në Oslo është veçanërisht e lehtë, çka jep një aromë/shije të pazakontë, me të cilën shumicës i duhet kohë për t’u mësuar. Por, “të konvertuarit” thonë që ky stil madhëron natyrën e vërtetë të kokrrës së kafesë, duke e bërë asgjë më pak se fantastike një filxhan kafeje.

 

Provoni: Tim Wendelboe dhe Mocca Kaffebar &  Brenneri

 

Sao Paulo, Brazil


Fakt: Brazili prodhon gati 40% të kafesë botërore. Çiftëzoje pozitën e tij si prodhuesi më i madh me ndikimet e forta kulturore nga vendet kafe-dashëse si Portugalia e Italia dhe do të keni një recetë të përsosur për një filxhan kafe. Ndërsa vendet më të mëdha të prodhimit të kafesë nuk kanë gjithmonë një kulturë kafeje që i shkon për shtati, Sao Paolo e bën krenar vendin e vet.

 

Provoni: Coffee Lab dhe Cafe Floresta

 

Vankuver, Kanadë

Ky është një qytet i kafeneve të vogla, i edukatorëve për kokrrën e kafesë, kampionëve të baristas, dhe kafeve të panumërta. Barista e Vankuverit zhvat shijen më të mirë nga variacionet e kafesë së përzgjedhur me kujdes, duke përdorur tërfilin, ibrikun e vakumit, dhe teknikat e përgatitjes së ftohët. Udhëtarët që kërkojnë kafene të vogla, të pavarura, fitojnë diçka ekstra krahas kafesë së tyre: shansin për të zbuluar shumë nga lagjet më të mira e të fshehta të qytetit.

 

Provoni: Forty Ninth Parallell dhe Revolver

 

Tajpeji, Tajvan


Po, Tajpeji. Qytetet tjera në Azinë Lindore njihen për kulturën e tyre të kafesë dhe pijet e kafesë, por po e fusim Tajpejin këtu, sepse, sado befasuese që mund t’i duket një të painformuari, kafeja e mirë është pjesë e trashëgimisë kombëtare të Tajvanit. Kokrrat me kualitet të lartë dhe të pjekura aty për aty janë një standard, ndërsa metodat ngadalta të përgatitjes trasojnë rrugën për një kafe të mirë.

 

Provoni: Fong Da dhe Barden Farmstead /usatoday