25 eksperienca unike të kafesë përreth botës – Budapest & Bosnjë

Marrë nga përjetimet e autorëve të profileve të ndryshme.

 

20. Kafe nga Budapesti

 

Një kapuçino nga Melburni im i Vogël, Medach Imre út 3 Budapest, një nga kryeqytetet botërore të kafesë. Unë po që jam njëfarë snobi i kafesë. Kafja në Evropë ka qenë një zhgënjim, përveç kopshteve të kafesë: Italisë dhe Austrisë. Unë me të madhe jam përmbajtur nga pirja e kafesë në vende tjera pos këtyre dyjave. Kështu ishte derisa mora vesh për një kafene të vogël në Budapest, të quajtur “My Little Melbourne”. Kjo kafene realizoi pritjet e mia goxha mirë. Unë rrezikova dhe porosita një kapuçino. Këta djem e dinë çfarë bëjnë: na doli të ishte një kafe artizanale, bashkë me keksë ByronBay. Ishte e mrekullueshme! Kafja qe e fortë, e nxehtë dhe ngjeshur. Bile, e porosita tjetrën pas rreth një ore. Një ulje nën diellin e Budapestit shumë lehtë do të mund të kalonte si një mbasdite në një rrugë të Melburnit.

 

25 Unique Coffee Experiences From Around the World, Part 1 - eTramping.comCaitlyn është një australiane njëzet e ca vjeçe, që jeton në Holandë. Ajo ka një pamje të ndryshme nga zyra, ku punon si ciceron nëpër 23 vende evropiane. Ajo blogon për atë që e do: udhëtimin, sportin, dhe ushqimin.

 

21. Kafe nga Bosnja

 

Filxhani i vogël i kafesë “boshnjake” që pija në Sarajevë çdo mbrëmje për 1 dollar do t’jua merrte mendtë. Nga fundi i pijes është si të pish baltë. Është aq e trashë! Kafja e bluar lihet për fund për t’ju kthjellë dhe për shije. Përzije vrullshëm dhe pije shpejt!

 

Rachel është një bloger udhëtare e cila jeton në Goa, duke mësuar çfarë do të thotë të jetosh jashtë vendlindjes, si dhe duke vazhduar udhëtimet e saj drejt Anglisë, Meksikës, Tailandës, dhe përtej./etramping.com