25 eksperienca unike të kafesë përreth botës – Guatemalë

Marrë nga përjetimet e autorëve të profileve të ndryshme.

 

23. Kafe nga Guatemala

 

Një nga kafet më të mira në botë vjen nga Guatemala. Lartësia, klima, dhe reshjet e shiut në vend e bëjnë atë një nga regjionet më të mira për prodhimin e kokrrave më kualitative Arabika. Unë pata një shans ta kërkoja atë mu nga burimi ndërsa po bëja një xhiro për shijim ushqimesh në një kooperativë, në qytetin San Juan. Ajo që i bën këto kokrra të veçanta është se janë organike, të rritura nën fletët e bananes, dhe është një kafe e vendeve të larta. U informova për testin që i kishin bërë dheut kompanitë të cilat i blejnë kokrrat, për t’u siguruar se nuk është përdorur plehu. Pas xhiros, udhëheqësi i grupit tim bloi disa kokrra dhe përgatit disa filxhanë kafe. Timen e piva të zezë, që të ndieja shijen e plotë, e cila ishte e pasur, me aromë/shije nga e tharta. Guatemalasit zakonisht nuk e konsumojnë më të mirën, meqë ajo eksportohet. Ishte interesante të shijoje dhe krahasoje dallimin në kualitetin e kokrrave.

 

25 Unique Coffee Experiences From Around the World, Part 1 - eTramping.com

Mig është blogeri mbrapa Curious Nomad. Ai bën pyetje për të gjetur se ku do të shkojë në udhëtimin e radhës. Mig gjendet në një udhëtim rreth botës me asnjë plan tjetër përveçse të ndihmojë në lehtësimin e varfërisë dhe urisë, dhe për të përmirësuar arsimin primar. Ai beson që gjithkush mund ta ndryshojë botën duke ndarë ide të thjeshta, që kanë ndikim pozitiv./etramping.com