25 eksperienca unike të kafesë përreth botës – Kanadë

Marrë nga përjetimet e autorëve të profileve të ndryshme.

 

24. Kafe nga Guatemala

 

Fillimisht desha të shkruaj për kafenë braziliane, por, kur shkova në Brazil në vitin 2009 dhe ndejta me shokun tim dhe familjen e tij, nëna e tij bënte kafenë më të shijshme. Duke mos qenë një pirëse e kafesë më herët, kjo eksperiencë më ndryshoi. Fatkeqësisht, nuk kam foto, kështu që, në vend të kësaj, po ju tregoj për eksperiencën me kafenë kanadeze. Me shpresë  se  kjo s’do të llogaritet reklamim, unë çdo herë marr me vete kafenë Tim Hortons. Kurdo që të udhëtoj, më mungon kafja e mirë dhe e lirë. Pasi kalova 3 muaj duke udhëtuar përreth botës verën e kaluar (dhe duke vuajtur nga instant-kafja në bujtinat ruse), të ateroje në aeroportin kanadez dhe të shihje e të nuhatje kafenë Tim Hortons ishte kënaqësi. Kafja Tim Nortons është e besueshme dhe e lirë. Kafja ime e rregullt është me 1/3 çokollatë të nxehtë; gjysma çokollatë është tepër e ëmbël, ¼ s’është mjaftueshëm e ëmbël. Shumë kanadezëve u pëlqen Starbucks dhe kafene të tjera zinxhirore, por për shijen time kafja Starbucks është e djegur, ndërsa për kuletën time një shkelm në bark. Për mua kafja Tim Hortons paraqet kohën e gjyshërve të mi, meqenëse me ta kam pirë kafe të panumërta; po ashtu një ndjenjë intimiteti, e cila gjithmonë është e këndshme, kur të kthehesh në shtëpi nga një udhëtim i gjatë.

 

Colleen ka qenë në udhëtim dhe ka jetuar jashtë vendlindjes për gati një dekadë dhe ka vizituar afro 40 shtete. Së voni, ajo udhëtoi përreth botës – nga Karibet në Islandë e Evropë Perëndimore deri në Rusi, Mongoli e Hong Kong. Tani për tani, ajo është në vitin e dytë të studimeve për optometri pranë Universitetit Waterloo në Kanadë dhe planifikon të punojë në ndonjë vend tjetër në të ardhmen për t’u ndihmuar të tjerëve me shëndetin okular./etramping.com