25 eksperienca unike të kafesë përreth botës – Kinë & Hungari

Marrë nga përjetimet e autorëve të profileve të ndryshme.

 

8. Kafe nga Kina

 

Jengshuo, Kinë, fitoi çmimin për kafenë më të lezetshme. Panda nga shkuma, e vendosur në sipërfaqe, ishte pothuajse tepër e mirë për t’u pirë!

 

9. Kafe nga Hungaria

 

Kafja më e mirë që kam shijuar ndonjëherë ishte në Budapest, Hungari. Çdo mëngjes, pronari i bujtinës sonë na bënte kapuçino për mëngjes, të cilat ishin aq të mira, sa nuk kisha nevojë as për sheqer! Nuk di çfarë kokrra përdorte, por notat e karameles së kafesë ishin të pasura dhe të buta. Ishte pija e përsosur për shoqërim të ëmbëlsirave të sapobëra.

 

25 Unique Coffee Experiences From Around the World, Part 1 - eTramping.com

Mbasi la anash karrierën në marketing, Heather Hall me bashkëshortin e saj u zhvendos në Shangai në vitin 2011, ku kaloi dy vite interesante duk  eksploruar kulturën dhe kuzhinat e Azisë Lindore. Tash, pasi është kthyer në Amerikë, ajo planifikon aventurën e saj të radhës. Kudo që e qet udha, ajo sigurisht që do të argëtohet./etramping.com