25 eksperienca unike të kafesë përreth botës – Tokio & Paris

Marrë nga përjetimet e autorëve të profileve të ndryshme.

 

18. Kafe nga Tokio


Kafja gjendet kudo në Tokio dhe s’është për t’u habitur që dominojnë zinxhirët e mëdhenj ndërkombëtar, si dhe disa versione japoneze. Ka një përqendrim në stilin amerikan (me shurupe dhe aditivë të ndryshme), ndërsa kafja lokal e mund të jetë goxha e ëmbël. Çështja më e madhe, ndërkaq, për një dashamirës të kafesë në Tokio është çmimi. Një kafe latte e thjeshtë apo një epsresso nis me diku 500 Jen dhe mund të shkojë goxha përpjetë nga këtu. Në Bills (një zinxhirë i vogël kafenesh gjithandej Japonisë nga australiani Bill Granger), për shembull, një kafe latte e fortë kushtonte 800 Jen. Nëse e keni zakon të pini dy apo tri kafe me një ndejë dhe mendoni të zvogëloni konsumimin e kafeinës, atëherë Tokio do të ishte një përshpejtues i ndryshimit të shprehive tua. Ngritja e stilit evropian të kafesë, po ashtu, i ka dhënë shtysë industrisë së kafesë në Tokio.

 

25 Unique Coffee Experiences From Around the World, Part 1 - eTramping.com

Ka kafene për të gjitha natyrat gjithandej rrugëve dhe shesheve, si dhe shumë librari e butikë. Kjo është një mënyrë argëtuese për të soditur njerëzit. Një paralajmërim lidhur me pirjen e duhanit: Tokio e ka ndaluar pirjen e duhanit në rrugë, përveç vendeve të caktuara për pirje të duhanit, por në shumicën e restoranteve hala është e lejuar. Nëse dëshironi të kënaqeni me kafenë tuaj në një ambient ku mund të pish duhan, atëherë uluni jashtë – kjo shkon kundra rregullit të pirjes së duhanit në pothuaj çdo pjesë të Evropës, Amerikës dhe Australisë, ku tavolinat jashtë lokalit dominohen nga pirësit e duhanit, ndërsa ajri i pastër është brenda lokalit!

 

Michelle Dunner është një udhëtare entuziaste, e cila urren të fluturojë, por do të shkonte kudo, në çdo kohë, për të ngrënë, pirë e për të qenë e lumtur dhe për të bloguar për këtë.

 

19. Kafe nga Parisi

 

Kur e do kafenë në një mënyrë të caktuar, përpjekja për ta arritur këtë kudo në botë mund të paraqesë problem – komunikimi i nevojave tua shpesh mund të humbasë në përkthim. Sa për mua, kafja duhet të jetë e fortë, me sasinë e duhur të tamblit. Në Paris, kërkesa për një kafe të fortë me tambël mund të dalë e çuditshme. Shpeshherë kam përfunduar me një rezultat të hidhët dhe me ujë – maza e kafesë mesatarisht nuk nxirrej mirë. Po ashtu ka një rezistencë ndaj vënies së tamblit në kafe mbas mëngjesit. Australianët janë pirës të mëdhenj të kafesë dhe kultura e kafesë këtu është mirë e ngulitur, sidomos në Melburn ku unë jam lindur. Ndërsa ne mund të jemi snobë të kafesë, askush nuk ta zë për të madhe nëse ti porositë një kafe latte në ora 11:30 të natës. Si e pëlqen kafenë tënde është punë jotja. Bërja e kafesë është një eksport Australian. Australianët mund të gjenden mbrapa aparateve të kafesë nga Stokholmi deri në Nju Jork, madje dhe në Paris. Cafe Coutume  në Rue de Babylone, një ndërmarrje e përbashkët Franko-Australiane, e ka ridefinuar eksperiencën e kafesë së Parisit. Këtu përgatitet një kafe vërtet e mirë, pikërisht ashtu si e do ti. Këtu s’ka probleme me përkthimin, baristët të gjithë duket të dinë disa gjuhë dhe, ç’është me rëndësi, shumica e marrin kafenë ashtu si e pëlqejnë./etramping.com