25 eksperienca unike të kafesë përreth botës – Izrael

Marrë nga përjetimet e autorëve të profileve të ndryshme.

 

25.   Kafe nga Izraeli

 

Po i shkruaj këto rreshta në lap-topin tim ndërsa po pi kapuçinon time të mëngjesit. Si shumë nga ata që punojnë në zyrat izraelite, dita ime nis me një filxhan me kafe të nxehtë, të përgatitur profesionalisht. Ka shumë dyqane kafesh dhe kafene në lagje. Disa njerëz e zgjatin pirjen e kafesë së tyre duke lexuar mesazhe në iPhone dhe duke u përgjigjur në emaila. Të tjerë, si puna ime, nxjerrin lap-topët dhe shkruajnë, pa u shqetësuar nga bluarja e kokrrave të kafesë, nga fishkëllima e avullit me nxehjen e qumështit, dhe fërkimet e kartelave të kredisë ndërsa bëhen porositë. Tradita izraelite e kafenesë është mirë e ngulitur, me lokalet zinxhirore Aroma, Arcaffe, Cup O’Joe, dhe Cafe Cafe, të cilat bëjnë garë me një numër të madh kafenesh të pavarura që mbushin rrugët. Kafja e preferuar është café hafuch e

25 Unique Coffee Experiences From Around the World, Part 1 - eTramping.com

gjithëpranishme, e cila është një espresso e përmbysur, e kremosur me qumësht të avulluar. Ti mund të marrësh pothuaj llojin e njëjtë të kafesë, nëse porositë një latte apo një kapuçino që unë e pëlqej.

 

Shumë izraelitë e pëlqejnë një kafe turke shumë të fortë, të quajtur botz (lit. baltë), e cila shërbehet në filxhanë të vegjël dhe sjell ndër mend kujtesën e kafesë të zier dy herë para shumë kohësh në zjarrin e kampit. Të tjerë insistojnë të pinë Nescafe, që është instant-kafe e shërbyer me qumësht dhe sheqer, e cila përbën pijen kryesore të kuzhinave të shtëpisë dhe vendeve të punës. Kafenetë janë të zëna përgjatë ditës, duke shërbyer sandviçë, pasta dhe torte krahas kafesë. Në muajt veror, ice coffe është goxha e popullarizuar në Izrael, edhe në formën e Frappuccino të shërbyer si milkshake, edhe në formën më pak të ëmbël café kar (lit. Kafe e ftohtë), e shërbyer me akull. Kafja e ftohët është e shkëlqyeshme, por unë do të mbahem me kapuçinon time ditore.

 

Elis Shuman dhe bashkëshortja e tij, Jodie, jetuan në Sofi për dy vite, 2009-2010. Gjatë kësaj kohe, ata mbajtën një blog mjaft aktiv, ku tregonin për ngjarjet e udhëtimeve të tyre. Ellis është autor i Valley of Thracians, një novelë triler që shtjellon ngjarje në Bullgari. Ellis shkruan shpesh rreth Bullgarisë, Izraelit, dhe gjërave tjera interesante në blogun e tij./etramping.com