25 eksperienca unike të kafesë përreth botës – Sudan & Holandë

Marrë nga përjetimet e autorëve të profileve të ndryshme.

 

10. Kafe nga Sudani

 

E duam kafenë. Kultura e kafesë përbën një pjesë të madhe të udhëtimeve tona dhe në gjithmonë provojmë përgatitjet lokale. Disa nga çastet më të pëlqyera ishin kur u ndalëm për të pushuar me një filxhan kafe në një kafene lokale, për të soditur njerëzit dhe kënaqur me çastet e rehatshme. Kemi kërkuar kafe të shijshme në shumë vende të botës, sidomos në Turqi, Bali dhe Guatemalë, por kafja që na ka lënë mbresa më së shumti ishte ajo e Sudanit. Ne po bënim një qark nga Kajro deri në Kejp Taun, dhe Sudani ishte një nga vendet më të preferuara për të udhëtuar në të. Njerëzit ishin jashtëzakonisht të mirësjellshëm dhe dorëlirë, ndërsa kafja nuk ishte nga kjo botë (aq e mirë që ishte).

 

25 Unique Coffee Experiences From Around the World, Part 1 - eTramping.com

Mënyra më e mirë për të pirë kafe ishte te një banak i vogël anash rrugës. Këta banakë ishte vetëm stacione, por shumë burra rrinin përreth zjarrit duke pirë kafe me buzëqeshje të mëdha në fytyrat e tyre. Kafja e sapobluar vihej në një ibrik të metaltë dhe vlohej mbi zjarr. Ata na e qitën kafenë në gota xhami të vogla dhe ne pimë disa sish para se të vazhdonim nëpër shkretëtirën e Nubias. Kjo kafe ishte aq e pasur dhe e shijshme, saqë e kishim të vështirë t’i ktheheshim kafesë së zakonshme. Nuk di përse Perëndimit i duhet ta prishë kafenë me përgatitjet e tmerrshme si Nescafe dhe Folgers, por, nëse ti del dhe eksploron skenën lokale, do të gjesh kafene që shërbejnë përgatitje të cilat janë shërbyer për shekuj dhe vërtet më të shijshmet që do kërkosh ndonjëherë.

 

Çifti udhëtues Dave dhe Deb jetojnë me moton “aventura është për secilin”. Të martuar për 17 vjet, ata vizituan mbi 80 vende në 7 kontinente. Qëllimi është që të frymëzojnë njerëzit të ndjekin ëndrrat e tyre dhe ti shtyjnë kufijtë. Ndiq udhëtimet e tyre në blogun e tyre.

 

11. Kafe nga Holanda

 

Eksperienca ime më e mirë ishte në Efteling, një park me temë përrallore në qytet, i quajtur Kaatsheuvel, në bashkinë Loon op Zand. Unë porosita një kafe latte të kremosur, me një copë çokollate me vishnje.

 

Agness është një bloger udhëtues nga Polonia, e cila ka udhëtuar dhe jetuar në vende të ndryshme aziatike që nga viti 2011. Ajo është e mirënjohur për udhëtimin përreth botës me më pak se 25 dollarë në ditë. Veç kësaj, ajo është dashamirëse e ushqimit dhe e obsesionuar me kuzhinën kineze, praktikon jogën me pasion, dhe është fotografe entuziaste./etramping.com