25 eksperienca unike të kafesë përreth botës – Tailandë & Bali (Indonezi)

Marrë nga përjetimet e autorëve të profileve të ndryshme.

 

6. Kafe nga Tailanda

 

Kafja më e mirë në jetën time që kam provuar deri më tani ishte nga kafeneja Chiang Mai, e përgatitur nga Art Baristi që mban vendin e gjashtë në botë. Ishte e shkëlqyeshme, shija ishte e pasur ... ah!, s’mund të përshkruajë atë shije, ishte fantastike! Asnjëherë nuk e pi kafenë pa sheqer, por as që më shkoi mendja t’i shtoja sheqer kafesë sime, nga frika se mos po ia prishja shijen ... ishte mahnitëse!

 

Alyona e pëlqen eksplorimin e destinacioneve të reja. A jo është nga Rusia dhe udhëton rreth botës me bashkëshortin e saj Jean. Ajo e falënderon Zotin për botën e mahnitshme në të cilën jetojmë dhe nuk pushon së befasuari sa e mrekullueshme është jeta.

 

25 Unique Coffee Experiences From Around the World, Part 1 - eTramping.com

7. Kafe nga Bali (Indonezi)

 

Nuk mundëm të mos shfrytëzonim rastin për të provuar kopi luwak, një kafe e përgatitur nga kokrrat që kalojnë nëpër traktin digjestiv të një Siviti (lloj kafshe në Azi). Po, ajo kafsha e vogël indoneziane duhet të jashtëqesë kokrrat për të bërë një filxhan kafe shumë të kërkuar. Kopi luwak për herë ta parë arriti popullaritet kur u shfaq në filmin The Bucket List; kjo bashkë me veçantinë e saj do të thotë që disa restorante Perëndimore e shesin atë me çmim 80 dollarë për një filxhan. Të jemi të sinqertë, shijet tona s’u treguan aq të sofistikuara për të vërejtur ndonjë dallim mes kësaj dhe kafesë së zakonshme.

 

Dan and Casey janë një çift që dokumentojnë udhëtimet e tyre. Ata shkruajnë e fotografojnë nga 25 Unique Coffee Experiences From Around the World, Part 1 - eTramping.comshtëpia e tyre në Taiwan deri në muajin gusht. Pas kësaj, kushedi ku do të jenë.

 

Anomali Kafe në Bali

 

Sipas mendimit tim, këtu shërbehet kafja më e mirë në ishull dhe përdoren vetëm kokrrat e kafesë nga Indonezia. Ambienti i kafenesë është mjaft i rehatshëm, me interier të drunjtë; lehtë do të kaloja orë të tëra aty. Menyja ime më e pëlqyer është Latte Mocha me akull, e përzier me sasinë e duhur të qumështit dhe pluhurit të çokollatës.

 

Black Canyyon Coffee në Bali


Unë gjithmonë porosis Mocha Glacier në këtë kafene për t’u flladitur atëherë kur koha në Bali është shumë e nxehtë. Kjo është një kafe e përzier me akull, qumësht, çokollatë, dhe me akullore çokollate përmbi. Më pëlqen të pres, derisa akullorja të shkrihet dhe ta përziej. Shija nuk është tepër e ëmbël, sepse ka një nuancë të hidhësisë së çokollatës. Lumturi!

 

Debbie është një udhëtuese, dashamirëse e kafshëve. Duke bërë një jetë nomade qëkurse ka lindur, ajo ka vizituar 42 shtete. Tash punon si kryeshef në një ëmbëltore dhe ndan tregimet e udhëtimeve përreth botës përmes blogut të saj. /etramping.com