25 eksperienca unike të kafesë përreth botës – Vietnam & Nju Jork

Marrë nga përjetimet e autorëve të profileve të ndryshme.

 

12. Kafe nga Vietnami

 

Së voni provuam kafenë-ve vietnameze (Ca Phe Trung) në Hanoi dhe unë do t’ia rekomandoja secilit. Nëse irritohesh nga tingulli i veve në kafe, mos e bëj këtë , se nuk kemi të bëjmë me ve të fërguara, por një krem karamele të mëndafshtë, me shije të kafesë. Pra, çfarë ka në të vërtetë në të? Pjesa e sipërme (toping) është një kombinim i të kuqes së vesë dhe qumështit të kondensuar, të rrahur së bashku deri në kremosje. Pasi kjo të qitet në gotë me lugë, mbi të derdhet kafja vietnameze e zezë dhe e fortë, dhe lihet të bjerë në fund të gotës. Është e ëmbël dhe definitivisht më shumë një desert sesa kafe. Kafenë-ve mund ta gjesh kudo në Hanoi, por fotoja që po shihni u mor në Hanoi Social Club.

 

25 Unique Coffee Experiences From Around the World, Part 1 - eTramping.com

Jenny ka qenë në udhëtim të ngadaltë përreth botës me bashkëshortin e saj, Lewis, prej shtatorit të vitit 2012. Ajo nganjëherë shkruan në blog rreth balancimit mes eksplorimit dhe aventurës me një lloj punë që ta mundëson këtë, domethënë bërja e aplikacioneve për i OS, shkrimeve dhe kontraktimeve.

 

13. Kafe nga Nju Jorku

 

Ferrara Bakery & Cafe – ky vend është përshkruar si një eksperience sublime Nju Jorkeze, dhe natyrisht që këtë do ta doje kur të vizitosh Big Apple. Më duhet ta kufizoj konsumimin e kafesë, se jam një ankth i vërtetë për atë më të cilin rri, kur marr kafeinë. Kafja latte kreu punë: e pasur, e butë, dhe e kremosur. Ar i lëngshëm! E përsosur krahas tortës së shkëlqyeshme të çokollatës. Unë tashmë isha mbushur me sheqer dhe po hidhesha poshtë e lart, i gatshëm për të eksploruar pjesën e mbetur të Nju Jorkut për vetëm disa dollarë!

 

Robi është një udhëtues bloger, i cili mori udhën me aeroplan për Meksikë me biletë vetëm për një drejtim dhe pa pasur kurrfarë plani! Së bashku me bashkudhëtaren e tij Kellie ata përbëjnë blogun Hungry Escapades trave blog, që ndjek aventurat e tyre dhe obsesionin që kanë më ushqimin./etramping.com