5 destinacione të një kulture kafeje të shkëlqyeshme

Kafetë shpesh janë një nyjë e udhëtarëve, jo vetëm ngaqë ti mund ta largosh me një espresso çrregullimin e gjumit nga udhëtimi i largët, por ngaqë ato pashmangshëm janë vendi ku ti shkon e ulesh dhe sodit njerëzit dhe, ndërsa e bën këtë, mund të zhytesh për një moment në kulturën lokale të kafesë.

 

Nëse ti je kafe-pirës, gjetja e kafesë më të mirë në qytet shpesh përbën një aventurë në vete, që nganjëherë të bën të përshkosh rrugët më të panjohura të një qyteti.

 

E do kafenë aq sa të marrësh udhë për të? Vëri në listë këto 5 qytete në listën e destinacioneve tua të ardhshme.

 

 

 

 

 

 

 

Hanoi, Vietnam

 

Kafja e fortë vietnameze bëhet me një filtër që vendoset në majë të filxhanit. Më së shpeshti shërbehet me qumësht të kondensuar e të ëmbëlsuar. Në Hanoi, do të gjesh kafene të ndryshme, nga biruca nëpër korridore deri të vendet luksoze, ku mund të rrish gjithë ditën dhe të përdorësh Wi-Fi. Mund të vizitosh Hang Hanh (Rruga e Kafesë) në pjesën e vjetër të qytetit, ku gjenden shumë kafene. Ndërsa gjendesh aty, porositë së paku një ice-coffee; do të të duhet në nxehtësinë vietnameze.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Portland, Oregon

 

Çdo portlandian ka kafenenë e vet të qejfit. Nëse ke shije të hollë për kafe – dhe këtu bëhet fjalë për kokrrat dhe produktin final –, lërë zgjedhjen e zakonshëm që ke dhe vizito vendet si Coava, Water Avenue, Ristretto dhe Heart.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Vjenë, Austri

 

Ndërsa shumë qytete pretendojnë se e duan kafenë, vetëm Vjena ka një status të UNESCO-s për këtë gjë. Mbrapa në shekullin 17, kaffehauskultur e Vjenës – kultura e kafenesë – u njoh si pjesë e trashëgimisë kulturore të paprekshme të Austrisë, duke nderuar kështu atmosferën e dallueshme të qytetit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Stamboll, Turqi

 

Si thotë dhe proverbi turk, kafja duhet të jetë “e zezë si futa, e fortë si vdekja, dhe e ëmbël si dashuria.” Turk Kahvesi, apo kafja turke, sigurisht që njihet si e tillë, dhe atë do ta gjesh të shërbehet në shumë kafene në Stamboll. Ky lloj kafeje bëhet duke zier kafen e bluar imët në një ibrik (xhezve), pastaj duke e shërbyer në një filxhan ku kafesë i jepet kohë për të rënë në fund të filxhanit. Nëse e do kafenë të fortë, kjo është mënyra për ta bërë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Adis Abebe, Etiopi

 

Në top-dhjetë vendet eksportuese të kafesë, Etiopia ka një kulturë kafeje që kthehet mbrapa deri në shekullin 10. Në shtëpi, ceremonitë e kafesë janë gjë e zakonshme dhe shpesh mund të jenë të ndërlikuara. Në Adis Abebe do të gjesh një kulture kafeje në lulëzim, që ofron mundësinë edhe për pije më italiane, edhe stilin e vërtetë etiopas./gadling