5 përdorimet e pazakonta të kafesë

Shumica prej nesh e dimë kafenë si diçka që hahet apo pihet, varësisht nga përgatitjet. Jo pak prej nesh do të befasoheshin me shumë përdorime të tjera, disa më të pazakonta se të tjerat. Le t’i shohim pesë nga këto.

 

Ngjyrë


Qoftë për ngjyerjen e flokëve në bojëkafe të pasur apo të një këmishe apo çfarëdo teshe tjetër që edhe ashtu është njollosur me kafe, kafja ofron ngjyrimin e përsosur natyral me rezultatet më të mira. Me një ibrik të kafesë, të ftohur nga e nxehta në të ngrohtë, derdh përmbajtjen (kafenë) dhe lëre në flokë për nja 20 minuta, pastaj shpërlaji.


File:Instant coffee.jpg

 

Element pastrues dhe fërkues


Kafja e bluar nga natyra është gërryes, ndonëse më shumë pozitivisht. Ajo është shumë e përdorshme në objektet e yndyrshme dhe të njollosura me ndonjë shtresë. Mund të jeni të sigurt se ajo do të jetë më e butë për duart tuaja sesa substancat komerciale për pastrim ndërsa ka edhe aromën e mirë.


Deodorant natyral


Kafja e bluar e tharë mund të përdoret si deodorant në frigorifer apo në cilëndo pjesë të shtëpisë. Ajo, me të vërtetë, absorbon erërat e rënda, njësoj si thëngjilli dhe soda e bukës, edhe pse në një shkallë më të ulët. Aroma e kafesë në vetvete ofron një atmosferë tërheqëse në çdo vend.


Largues insektesh


Buburrecat dhedisa insekte tjera qëllimisht i shmangen kafesë. Prapë, përdorimi i kemikaleve helmuese shmanget duke zgjedhur kafenë. Natyrisht që ky opsion nuk këshillohet për përdorim trupor.


Mbrojtës i ushqimit dhe i bimëve


Disa bimë, përfshirë rododenron dhe të gjelbrat e përhershme (pishat, etj), rriten më mirë kur kafja apo çfarëdo që mbetet në filxhanin e mëngjesit derdhet në dheun e tyre. Ajo, po ashtu, është e përshtatshme për përzierje plehrash. Kafja largon krimbat dhe insekte e tjera që mund të sulmojnë bimët.