6 ndikime brilante të çajit në tru

Ka të bëjë me diçka tjetër veç kafeinës: dy komponente të tjera mund të ofrojnë dobi të rëndësishme për trurin. Britanikët me të drejtë janë të famshëm për pirjen e çajit. Vetëm irlandezët pinë çaj më shumë për person sesa britanikët.

Të gjithë dimë për ndikimet e kafeinës në tru, por hulumtimet kanë zbuluar dy përbërës të tjerë të çajit me ndikime të rëndësishme.

 

1. Çaji i gjelbër mund të ndihmojë në luftimin e Alchajmerit

 

Shkencëtarët kanë zbuluar se një komponentë natyrore e çajit të gjelbër mund të ofrojë një mënyrë për të shëruar sëmundjen e Alchajmerit (Rushworth et al. 2013).

 

Fazat e hershme të hulumtimit tregojnë që një komponentë e çajit të gjelbër - epigallocatechin-3-gallate (EGCG) - mund të pengojë ndërtimin e shtresave në tru, çka shkakton vdekjen e qelizave.

 

2. Ndërsa duhet të presim që hulumtimi për sëmundjen e Alchajmerit të përparojë, çaji është treguar të ketë ndikime tjera të menjëhershme.

 

Një studim i  2031 njerëzve me moshë nga 70 deri 74 zbuloi se ata që pinë çaj – që ka polifenole – kanë aftësi njohjeje më të mira.

 

Polifenolet gjenden edhe në kakao dhe kafe.

 

3. Nuk ka nevojë të thuhet që çaji të bën më të vëmendshëm, por kjo s’ka të bëjë vetëm me kafeinë.

 

Çaji, po ashtu, përmban theaninë, një amino-acid psikoaktiv pothuajse i veçantë vetëm për çajin.

 

Ndonëse nuk dimë më shumë për ndikimin e theaninës sesa për atë të kafeinës, ka studime të shumta që e lidhin atë me përmirësimin e performancës njohëse (Einother & Martens, 2013)

 

4. Ai efekti i famshëm i qetësimit

 

Jo vetën që theanina është përgjegjëse për përmirësimin e njohjes, por ajo, po ashtu, ofron efektin e famshëm të qetësimit.

 

Kur theanina u jepet njerëzve, trutë e tyre emetojnë më shumë valë alfa, të cilat janë indikatorë të relaksimit pa përgjumje (Juneja et al.199)

 

5. Çaji forcon kujtesën

 

Theanina, së bashku me EGCG, është përfshirë në përmirësimin e kujtesës.

 

Hulumtimi Korean nga Chung et al. (2011) zbuloi që ekstrakti i çajit të gjelbër dhe L-theanina mund të përmirësojnë kujtesën në njerëzit që vuajnë nga dëmtimet e lehta të njohjes.

 

Studimet në minj me EGCG sugjerojnë që ajo ndihmon kujtesën duke shtuar prodhimin e qelizave të reja të trurit (Wang et al. 2012)

 

6. Shëndet më i mirë mendor

 

Dobia e pirjes së çajit nënkupton edhe përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm mendor.

 

Hozawa et al. (2009) e testoi këtë në një studim të popullatës së 42 093 japonezëve. Ky studim zbuloi që pirja e çajit të gjelbër shoqërohej me shqetësim më të vogël psikologjik.

 

Efekti i njëjtë pozitiv i pirjes së çajit u zbulua në 1058 pleqtë japonezë (Niu et al. 2009)

 

Theanina është testuar në trajtimin e skizofrenisë me sukses në reduktimin e shqetësimit dhe simptomave të tjera. (Ritsner et al. 2011)

 

Natyrisht që çaji është një substance relativisht e butë dhe shumica e këtyre efekteve të përshkruara këtu janë të vogla. Por, kur t’i shtosh këtë dobi potenciale kënaqësive të tjera të tij, çaji bëhet paksa më i kënaqshëm./spring.org