7 foto mbresëlënëse nga libraria e Kongresit amerikan

Në vitin 2008, në një përpjekje për ta bërë të arritshme koleksionin e tij të stërmadh të arritshëm për botën, Libraria e Kongresit iu bashkëngjit websajtit për shpërndarje fotografish Flickr. Me ndihmën e anëtarëve të Flickr në sistemin e komentimit, shumë fotografëve u jepet konteksti nga ana e një komuniteti më të madh. Gjetëm 7 foto mbresëlënëse nga gjysma e hershme e shekullit 20./sprudge

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

1. Skena përgjatë Shtegut të Mushkës për në Bogota, kryeqyteti i Kolumbisë

 

Punëtorët në një plantacion kolumbian të kafesë hijeshuan ballinën e botimit të 13 dhjetorit, 1903 të gazetës tashmë të shuar New York Tribune.

 

library of congress coffee

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

***************************************************************

 

2. Kafeja e mëngjesit – Hotel De Gink

 

Për këtë fotografi nuk jepen shumë informata. Është marrë rreth vitit 1910 dhe 1915. Librari e Kongresit thotë që De Gink është “një hotel për punëtorët shëtitës në Center & Worth Streets, New York City”.

 

library of congress coffee 5

**********************************************************************************************

 

3. Hotel De Gink – Kafe për mëngjes

 

Një tjetër skenë nga De Gink, marrë mes viteve 1910 dhe 1915.

 

library of congress coffee 6

***********************************************************************************************

 

4. Kafe për Linjë e Bukës 41

 

Anëtarët e Komunitetit Pixel Wrangler i japin kësaj fotografie (1910-1915) kontekstin:

 

Kjo ka të ngjarë të jetë “Knickerbocker Hotel Bread Line.” E hapur në vitin 1906, The Knickerbocker Hotel gjendej në Broadway 1466, në qoshen juglindore të rrugës 42, në New York City. Hotel i ri kishte 556 dhoma, por ishte organizuar rreth hapësirave për argëtim dhe ushqim në tri katet e ulëta – me 2000 ulëse restoranti për të ushqyer trafikun e teatrit të Qarkut.

 

Dera e pasme e hotelit ishte në rrugën 41, dhe disa nga të papunësuarit dhe të uriturit, gra e fëmijë do të renditeshin aty për t‘u dhënë diçka për të ngrënë.

 

Në kohën kur Amerika po hynte në Luftën e Parë Botërore, në New York kishte numër rekord të papunësisë, dhe dimri 1914-1915 ishte posaçërisht i vështirë. The New York Tribune raportoi më 5 shkurt 1915:

 

“Më shumë se 1400 burra dhe 93 gra u ushqyen dje pasdite në linjën e bukës të Hotel Knickbocker. Mysafirët e hotelit shpërndanë 18 pallto dhe 27 komplete teshash për nevojtarët në linjë. Gratë e punësuara dhe mysafirët e hotelit dhuruan dyqind artikuj të rrobave të cilat iu shpërndanë grave dhe vajzave nevojtare që iu bashkëngjitën rendit të vajtueshëm.”

 

Kishte ditë kur deri 3600 të papunë pritnin në linjë e bukës pranë hotelit Knickbocker për të ngrënë diçka.

 

library of congress coffee 3

**********************************************************************************************


5. Paketimet komerciale dhe të jashtme

 

Një tjetër foto nga vitet 1910-1915 tregon një përzgjedhje të paketimeve të bukura të kafesë.

 

library of congress coffee 4

**********************************************************************************************

 

6. Vagoni me kafe falas, Lotzen

 

Një kioskë kafeje i kohës së luftës evropiane në fillimin e shekullit 20. Lotzen ishte një qytet në Prusinë Lindore të Gjermanisë, pranë frontit lindor gjerman në luftën e dytë botërore.

 

library of congress coffee 8

**********************************************************************************************

 

7. Astor Market – Demonstrim i kafesë

 

library of congress 7