A është në rregull t’u japësh kafe fëmijëve?

Fëmijët mund të pyesin përse nuk u lejohet të pinë kafe sa të duan, sidomos për shkakun se atyre u lejohet të konsumojnë ushqim me shije/aromë të mokas, e cila nxirret nga kafeja.

 

Çka thonë profesionistët


Qëndrimi zyrtar i industrisë së shëndetit, sa i përket konsumimit të kafesë, është se ajo është e dëmshme, kur merret në sasi të mëdha dhe vazhdimisht. Kjo vlen edhe për të rriturit, edhe për fëmijët, sepse përmbajtja e saj prej kafeine e bën atë një substancë të kategorizuar si stimulues. Të rriturit dhe fëmijët mund të bëhen më të vëmendshëm dhe më energjik nga konsumimi i kafesë në sasi të vogla, pasi ajo ka kapacitet të stimulojë sistemin nervor qendror.

 

Paralajmërimi i përket konsumimit të sasisë së tepërt. Mu si gjithçka tjetër që konsumohet në sasi të tepërta, gjithmonë ka efekte negative. Në konsumimin e tepërt të kafesë janë vërejtur disa efekte anësore, ku përfshihen nervozizmi, dhimbje koke, vështirësi për të fjetur, rritje të pulsit të zemrës apo e shtypjes së gjakut, dhe trazim të barkut.

 

Përse vëmendja e posaçme për konsumimin e kafesë nga fëmijët


Logjika është e thjeshtë: fëmijët anojnë të jenë më të lëndueshëm ndaj efekteve anësore të çfarëdo medikamenti, për shkak të përbërjes së tyre biologjike, e cila ende është fazën e zhvillimit. Pasi kafja, po ashtu, është një diuretik, fëmijët mund të dehidratojnë duke pirë tepër kafe. Fëmijëve u kushtohet vëmendje e posaçme, meqë përgjithësisht ata s’janë në gjendje të ushtrojnë kontroll në kalimin e kufijve.

 

Fëmijët zakonisht vendosin të hanë e të pinë çfarëdo që duan pa çarë kokën për kalim kufijsh. Brenga e prindërve qëndron në pyetjen nëse ende mund t’i ndalojnë fëmijët nga pirja e shumtë e kafesë njëherë pasi që t’i lejojnë. Nganjëherë është veçanërisht e vështirë të përcaktohet se çka përbën sasinë e shumtë te fëmijët. Një studim thotë që parashkollorëve s’bën t’u jepet më shumë se 30-45 miligramë kafeinë në ditë.

 

Përgjigja më e mirë në pyetjen tonë është se fëmijëve mund t’u lejohet të pinë kafe, kur të dëshirojnë, me kusht që konsumimi të mbahet në nivelin minimal./BC