A keni menduar ndonjëherë si mund të jetë të pish kafe në Korenë Veriore?

Të marrësh dozën tënde të kafesë në Korenë Veriore mund të jetë goxha një sfidë. Një filxhan instant-kafe e pashije zakonisht shërbehet së bashku me mëngjesin e hotelit, dhe një filxhan me instant-kafe mund të përzihet për një euro në pika të ndryshme ndalese dhe në restorante. Por, dashamirë të kafesë, mos u dëshpëroni: një kafe latte e denjë dhe një kapuçino mund të pihet pranë Kafenesë Vjeneze, e gjendur në të dalë të sheshit “Kim il-Sung” në Pjong-Jang. Kafeneja është e hapur për turistët dhe nuk kërkon aranzhim paraprak. Ndërsa gjendet në Pjon-Jang, një latte në Kafenenë Vjeneze do të kushtojë po aq sa kushton në kryeqytetin Austriak!

 

NK Coffee Ferris 2

NK Coffee Ferris 3