A mund një kafe t’i ulë gjasat që punëtorët të rrejnë?

Hajde, merr edhe një filxhan kafe. Një studim nga Journal of Applied Psychology thotë se kafja u ndihmon punëtorëve pa gjumë të mjaftueshëm t’i rezistojnë presionit shoqëror për t’u sjellë në mënyrë amorale.

 

Studimi, i udhëhequr nga profesori i shkollës së biznesit Aleksander Ellis pranë Universitetit të Arizonës dhe Michael Christian nga Universiteti i Karolinës së Veriut, merr për bazë studimin e kaluar, i cili gjeti se, kur njerëzit lodhën, vetëkontrolli i tyre zvogëlohet. Pa resurset mendore të nevojshme për rregullimin e sjelljes së tyre, njerëzit mund të kenë një tendencë më të madhe për t’i thyer rregullat në punë.


Ky studimi i fundit shqyrton ndikimet e pagjumësisë dhe marrjes së kafeinës në 229 studentë, disa nga të cilët u paguan të rrinin zgjuar tërë natën. Një grupi nga ata që u privuan nga gjumi iu dha kafeinë – çamçakëz që ofronte afërsisht të njëjtën sasi me të një filxhani kafe -, kurse të tjerëve iu dha çamçakëz i rëndomtë. Pjesëmarrësve iu dha opsioni të rrenin një person tjetër për të fituar më shumë para në një detyrë themelore të laboratorit në dëm të pagës së një personi tjetër. Disa u nxitën të rrenin nga eksperimentuesi i cili po administronte studimin.


Studentët që nuk kishin fjetur natën para eksperimentit, më kollaj rrenin, kur nxiteshin nga eksperimentuesi, sesa ata që kishin fjetur tërë natën. Mirëpo, studentët që morën kafeinë ngurronin më shumë që t’i bindeshin eksperimentuesit dhe të rrenin.


 

Pra, po, mbas gjase, më së miri është t’u jepni punëtorëve tuaj sasi të moda të kafesë. Madje, edhe më mirë do të ishte që t’i lëshoni të shkojnë në shtëpi dhe të flenë gjumë të mirë./Consumerist