Ambienti social i Starbucks mund atë të kafeneve të pavarura në Boston, thonë antropologët

Me studimin e gjashtë kafeneve në Boston – përfshirë tri kafeneve të pavarura (jokorporative) dhe tre zinxhirë të Starbucks – hulumtuesit pranë Universitetit West Viriginia përcaktuan që, në përgjithësi, lokacionet e Starbucks ofronin baristë më të vëmendshëm dhe më personal, si dhe një atmosferë më ftuese, që favorizon shoqërimin dhe punën individuale.

 

Studimi, i publikuar së voni në the International Journal of Social Science Studies hulumtoi kafenetë nën thjerrëzën e konceptit të “vendit të tretë” të Ray Oldenburgut, një ambienti social që s’është as shtëpi, as vend punë tipik. Antropologët përdorën soditje të heshtur si metodë kryesore të hulumtimit, duke marrë shënime në pesë kategori: vendosjen e ulëseve; sa mikpritëse ishin hapësirat; aktivitetin e njerëzve; pajisjet (WiFi, për shembull); dhe atmosferën e përgjithshme (ngjyrën, dekorin, etj). Duhet të theksohet se hulumtuesit u përqendruan vetëm në faktorët ambiental, duke mos u munduar të përcaktonin sasinë e kualitetit të produkteve të ushqimit dhe të pijes.

 

Ndërsa studimi i publikuar vazhdimisht përmend që hulumtimi ishte i kufizuar dhe që cilido numër i faktorëve njerëzor mund të ndryshojë në ndonjë ditë të caktuar, raporti më diskreditues kishte të bënte me paaftësinë e baristëve mes dy llojeve të kafeneve. Nga studimi:

 

“Baristët e Stabucks u ndihmonin myshterinjve duke u shpjeguar opsionet e shumta dhe duke u ofruar sugjerime. Në kontrast me këtë, baristët e kafeneve të pavarura ishin më të ftohët dhe vetëm prisnin, nganjëherë dhe ua ngulnin sytë konsumatorëve, duke ofruar minimumin e ndihmës.”

 

Duke pasur parasysh këtë, Starbucks mori vlerësimet më të mira falë faktorëve ambiental jonjerëzor, siç është pasja e një hapësire të gjerë për punë, numrin e prizave dhe Wi-Fi solide. Hulumtuesit, po ashtu, vërejtën që kafenetë e pavarura ofruan pika personale të cilat nuk lejohen në dyqanet korporative (si Starbucks):

 

“Kafenetë e pavarura ofronin një atmosferë lokale që Starbucks nuk e ofron. Ato u kujdesen për mëhallën e tyre, ngaqë s’janë të kufizuara me rregulla të rrepta të brendit. Kjo u mundësonte klientëve të ndiheshin më rehat, si në shtëpinë e tyre, me praninë e orendive vendase, artit, madje dhe fotografisë. Veç kësaj, ulëset e dizajnuara në mënyrë të posaçme u mundësonin shumë njerëzve të uleshin bashkë dhe kjo inkurajonte muhabetin.  Sidoqoftë, kafenetë e pavarura kryesisht karakterizoheshin me kufizimet e vëna në produktivitetin e klientëve në formën e kufizimit kohor, mungesës së hapësirës për punë dhe të prizave, si dhe tarifave për WiFi. Krejt këto paraqisnin pengesa për tërheqjen e klientëve dhe përmbushjen e nevojave të tyre në një kulturë modern e të lidhur. Por, pavarësisht teknologjisë së pakët – pajisje mbështetëse, produktiviteti s’është i pamundshëm në këto lokacione.”

 

Ekipi hulumtues po ashtu tha që hulumtimi i ardhshëm në këtë temë duhet të përfshijë më shumë vështrime, intervista, dhe një llojshmëri më të madhe të kafeneve dhe lokacioneve të kafeneve./DCN