Ky është një zbulim që mund t’i bëjë artistët e talentuar në mbarë botën të qesin jashtë nga goja pijen e tyre nga tmerri, por, sidoqoftë, aparati i ri i kafes që printon foton u zotohet pirësve gjithandej Taiwanit se s’do të shkojë kurrkund.
Aparati është ideja e kompanisë së pijeve Let’s Coffee, e cila operon një zinxhirë qoshqesh përbrenda zinxhirit të dyqaneve Family Mart të Taiwanit.
I tërë procesi është mjaft i drejtpërdrejtë: kur të porositet një latte, myshterinjve u kërkohet të fotografojnë vetveten në smart-phonin e tyre para se ta dërgojnë atë në aparatin i cili, në fund të procesit të bërjes së kafesë, printon foton në shkumë me anë të pluhurit të ushqyeshëm bojëkafe. Po ashtu, mund të shtohet edhe tekst.
Nëse mostrat e fotove të kompanisë tregojnë ndonjë gjë, rezultatet duket të jenë goxha mbresëlënëse, dhe sigurisht që mundin përpjekjet e aparateve të ngjashme që mund të shiheshin në Austin (Amerikë) në fillim të vitit.
Për më shumë detaje rreth këtij foto-printimi shiko videon e kompanisë më poshtë./digitaltrends