PËR
Kafja përmban anti-oksidant, vitamina e minerale dhe disa proteina dietare
Hulumtimet tregojnë që pirja e kafesë ul rrezikun e disa sëmundjeve, përfshirë:
• Parkinsonin
• Alz’haimerin
• Llojin 2 të diabetit
• Gurët në tëmth
• Kancerët – oral, të ezofagut dhe të laringut
• Sulmet e astmës
• Probleme të ritmit të zemrës
• Sulmin në tru
• Cirrozën e mëlçisë
• Kafeina rrit ndikimin e disa llojeve të analgjetikëve; vepron si stimulues
E dobishme për kopshtin: kafja e bluar, e përdorur, u bën dobi shumë bimëve duke i shtuar azot dheut.
Gratë që pinë së paku 5 filxhanë kafe në ditë, kanë 57% më pak gjasa të zhvillojnë kancer të estrogjenëve receptoro-negativ sesa ata që pinë më pak se një filxhan në ditë. Kafepirësit e mëdhenj kanë 20% më pak rrezik të zhvillimit të çfarëdolloj kanceri të gjirit, kur të merret parasysh mosha.
Burrat që pinë së paku 6 filxhanë në ditë kanë 60% rrezik më pak sesa ata që nuk pinë kafe të zhvillojnë formën më vdekjeprurëse të kancerit në prostatë. Ata, po ashtu, kanë 20% rrezik më pak të zhvillojnë çfarëdo sëmundje. Burrat që pinë 1-3 filxhanë në ditë kanë 30% më pak rrezik të zhvillojnë formën më vdekjeprurëse të kancerit të prostatës.
KUNDËR
Edhe pse kafeina mund të ketë ndikim pozitiv, konsumi i tepërt mund të shkaktojë rezultate negative.
Ndikimet negative mund të përfshijnë:
• Ndryshime në modelin e fjetjes
• Mund të shkaktojë halucinacione dëgjimore
• Pengon absorbimin e disa mineraleve dhe vitaminave, siç është magnezi, zinku dhe hekuri.
• Mund të ngritë shtypjen e gjakut
• Ndikon si diuretik i lehtë dhe të çojë në dehidrim dhe humbje të vitaminave B dhe C, si dhe të kalciumit, hekurit, dhe zinkut.
• Mund të nxijë dhëmbët
• Thartësira mund të përkeqësojë djegësirën e stomakut
Pjekja e kokrrave: kafja përmban qindra përbërës, disa prej tyre nxirren gjatë procesit të pjekjes; disa karcinogen lirohen nga temperatura e lartë e pjekjes, përfshirë kresotën, pirimidinën, katranin dhe hidrokarburet poliklike aromatike.
Kafja është ndër bimët që më së shumti spërkatet me pesticide.
Përmbajtja mesatare e kafeinës për filxhan (në miligramë):
Kafja me pikim 115-175
Espresso 100
E zier 80-135
Instant 65-100
E zier, e dekafeinuar 3-4
Instant, e dekafeinuar 2-3
Mundësia e shtimit të peshës (në kalori):
Ajka e rrahur (125 gr) 77
Moka, karamele (për pompim) 25
Pako sheqeri 15
Ajka me shije të caktuar (një lugë gjelle) 15-35
Qumështi i plotë (2 lugë gjelle) 18
Qumështi pa mazë (2 lugë gjelle) 11
Qumështi i sojës (2 lugë gjelle) 17
Burimet: Harvard School of Public Health; National Coffee Associations; The Speciality Coffee Associations of America; Stroke: Journal of the American Heart Association.