Arti i degustimit të kafesë

Degustimi i kafesë ka të bëjë me shijet dhe aromat e ndryshme të kafesë së përgatitur. Profesionistët e këtij aktiviteti quhen mjeshtër të shijes.

 

Në parim, degustimi i kafesë përfshin nuhatjen dhe pirjen e një sasie të vogël për ta provuar shijen dhe aromën e saj.

 

Shijuesit më pas analizojnë dhe marrin shënime lidhur me ndjenjën e pijes në gojët e tyre apo të asaj që ata e quajnë “trupi”, të ëmbëlsisë së tij, aciditetit, shijes, dhe passhijes.

 

Për të ditur se cili lloj i kafesë së përgatitur dallon nga tjerat, duhet mësuar teknikën e degustimit.

 

Me fitimin e kësaj shkathtësie të re, ju do të befasoheni nga zbulimi i ekzistencës së një variacioni të gjerë të shijeve dhe aromave të kafesë.

 

Siç e dini, kafja rritet në pjesë të ndryshme të botës, dhe, nëse jeni admirues të kafesë, të qenët një mjeshtër i shijes mund të jetë pikërisht për ju.

 

Ka disa shkolla që ofrojnë këtë kurs sot, i cili mund të zgjasë disa ditë. Sesionet mund të zhvillohen në dyqanet ku piqet kafja apo në një kafene, ku marrin pjesë një numër të interesuarish.

 

Çdo sesion trajton nga 6 deri në 10 persona. Pastaj në tavolinë ofrohen mostrat nga secila kafe.

 

Shijuesit nuk pajtohen çdo herë për kafenë më të mirë. Kjo është normale, pasi jo secili ka paletën e njëjtë. A jo që llogaritet është se pjesëmarrësit çmojnë opinionet e njëri-tjetrit dhe janë të hapur për të mësuar sa më shumë me kalimin e kohës.

 

Ekspertët do të thoshin që ushtrimi dhe vullneti për të mësuar nga njerëzit tjerë janë çelësi për t’u bërë degustator i suksesshëm. Shtoja e kësaj dhe të qenët i gatshëm për t’i kontribuuar çdo sesioni./brewedcoffe