Cila është doza e shëndoshë e kafeinës gjatë dhënies së gjirit?

Shumë prej nesh s’mund të imagjinojnë të nisin ditën pas së paku një filxhan kafe. Ajo gllënjka e parë është përshpejtuesi i një dite të mirë; ajo të zgjon. Por, nënat që u japin gji fëmijëve duhet të kenë kujdes.

 

S’ka gjë të keqe në disa filxhanë me kafe për t’ju zgjuar dhe për t’ju vënë në lëvizje. S’ka kurrfarë ndikimesh negative në pirjen e kafesë apo mënyrave tjera të konsumimit të kafeinës për sa kohë që mbani sasinë ditore të kafeinës nën 300 miligram.

 

Katër apo më pak filxhanë me kafe secilën ditë nuk është e dëmshme për të rriturit që s’janë shtatzëna apo që nuk japin gji. Më shumë se katër filxhanë, ndërkaq, mund të shkaktojë pagjumësi, irritim, dhe nervozizëm. Veç kësaj, ata që s’pinë kafe rregullisht, mund t’i përjetojnë këto ndikime anësore pas vetëm një filxhani me kafe.

 

Kafeina dhe nëna në pritje

Me shtatzëni vjen një listë ushqimesh dhe pijesh që gratë duhet t’u shmangen për nëntë muaj të plotë. Për hir të sigurisë së shëndetit tuaj dhe mirëqenies së bebes suaj, kafeina është një nga ata artikuj që duhet shmangur. Ndërsa më së miri është të kalosh në kafenë pa kafeinë, mbajtja e konsumit të kafeinës në më pak se 200 miligram në ditë s’duhet të jetë e dëmshme.

 

Kafeina dhe nëna gji-dhënëse

Keni lindur fëmijë: urime. Tash mund të pini kafenë? Jo. Nëse planifikoni t’i jepni gji bebes, duhet të kujdeseni për konsumin e kafeinës.

 

Diçka më pak se 1 % e kafeinës që merrni gjatë gji-dhënies hyn në furnizimin e qumështit për beben. Trupi i bebes suaj s’është i fortë sa duhet apo i pajisur mjaftueshëm për të zbërthyer kafeinën, çka do të thotë se kafeina thjesht do të rrijë në trupin e tij të vogël.

 

Çfarë sasie e kafesë është e sigurt për një nënë gji-dhënëse?

Me një bebe që nuk fle tërë natën, është e zakonshme për nënat gji-dhënëse të kenë nevojë për kafenë në mëngjes për t’u zgjuar. Mirëpo, nëse doni të parandaloni grumbullimin e kafesë në trupin e bebes suaj, ju duhet të mbani konsumin ditor të kafeinës nën 300 miligram, apo dy filxhanë.

 

Me kalimin e kohës, trupi i bebes aftësohet për të proceduar dhe sekretuar kafeinën. Kur bebja t’i mbushë 3 muaj, ka mundësi të merrni një filxhan më shumë për se cilin ditë pa pasur frikë që bebja juaj do të pësojë ndikime negative.

 

Disa bebe thjesht s’mund ta durojnë kafeinën

Të gjitha bebet janë të ndryshme. Bebja juaj mund të mos jetë aq tolerante ndaj kafeinës si një tjetër, siç është rasti me fëmijët tuaj më të rritur. Edhe kur mban konsumin e kafeinës në minimum gjatë gji-dhënies ndodh të ju duhet të hiqni dorë krejtësisht nga kafeja, sepse i shkakton bebes suaj probleme me gazra dhe në bark.

 

As dy të rritur, shtatzëna apo bebe nuk janë të njëjtë. Njëri mund të durojë kafeinën pa ndonjë ndikim negativ, kurse tjetri mund të mos durojë madje as një filxhan të vetëm. Duke pasur parasysh shëndetin tuaj dhe duke e njohur trupin tuaj, ju mund të caktoni sasinë e kafesë që është e mirë për ju.

 

Sa i përket bebes suaj, gjithmonë është më mirë të jesh i sigurt sesa të ndjesh keqardhje. Heqja dorë nga kafeina mund të mos jetë e lehtë, nëse vendosni ta merrni këtë rrugë, por do të ndjeheni krenar për atë se vendosët shëndetin e bebes suaj para dëshirave personale./b-c.