Cila është mënyra më e mirë për ta ruajtur kafenë e bluar

Kur të blini kafe të bluar apo ta bluani atë në shtëpi, ju duhet ta magazinoni. Por, si ta bëni këtë?

 

A e vendosni atë në frigorifer?

 

A e vendosni atë në një kuti të bukur?

 

Apo thjesht e lini në paketimin në të cilin erdhi, ose në mullirin e kafesë?

 

Nëse e gjeni veten tuaj në ndonjë nga këto situata, atëherë më mirë hidheni paketimin tuaj të shtrenjtë të kafesë dhe nisni të blini kafe të lirë.

 

Kjo nuk është shaka. Një herë pasi që kafja të bluhet, kontakti me oksigjenin nis procesin e oksidimit. Brenda 15 minutave, kafja bëhet bajat. Dhe dallimin mund ta vëreni.

 

Kjo është arsyeja përse asnjëherë s’do të shohësh një dyqan serioz të kafesë të shërbejë kafe që është bluar më herët.

 

Për këtë arsye, kafeneja më e mirë për makina vjen me një mulli të integruar.

 

Më herët në jetë, pata blerë kafe të bluar dhe, pasi e hapa paketimin, e mbajta në frigorifer. Sikurse ju, edhe mendoja se kjo është mënyra më e mirë për ta ruajtur kafenë. Dhe ky ishte gabimi nr.1

 

Pastaj, duke menduar se unë di më mirë, i bleva vetes një prej atyre kavanozave që i sheh nëpër dyqane. Ai kishte në vulë përreth kapakut, kështu që mendova se kjo e ruan kafenë. Ky është gabimi nr.2.

 

Këtë e kuptova kur kavanozi u thye dhe mu desh ta lija kafenë e bluar në paketimin në të cilin e bleva. Nuk kishte kurrfarë dallimi në shijen e kafesë time. Kavanozi, në fakt, nuk ishte i vulosur fare.

 

Ky ishte momenti kur unë u bëra më serioz rreth freskisë së kafesë sime.

 

Kujto që armiku më i madh i kafesë është oksigjeni dhe lagështia.

 

Mënyrë më e mirë për ta ruajtur kafenë është ... të mos e bluash atë dhe ta mbash në formë kokrre.

 

Kokrra e kafesë shërben si mbështjellës dhe kjo është një nga mënyrat më të mira për ta ruajtur shijen e çmueshme brenda në kokërr.

 

Kështu veprojnë në dyqanet e kafesë. Nëse është mirë për ta, atëherë është mirë edhe për ju.

 

Siguroje një mulli të mirë të kafesë dhe bluaj vetëm aq sa për të bërë një kafe. Kjo do ta transformojë përjetimin tënd të kafesë përgjithmonë.

 

Edhe më mirë, nëse mund të zgjedhësh, investoni në mulli të mirë para se të investoni në një makinë të mirë që bën kafenë.

 

Mirëpo, kujto që kafja gjithmonë më e mira është kur të konsumohet e freskët, kështu që shmanguni blerjes së paketimeve të mëdha që zgjasin me muaj.

 

Një paketim do të qëndrojë i freskët për nja një muaj pasi që kokrrat të piqen (sigurohu të shikosh datën e pjekjes në paketim). Disa kafe-pirës preferojnë të blejnë një paketim për çdo javë për një dozë më të madhe të freskisë.

 

Por, si të ruash kokrrat e kafesë?

 

Shumica e profesionistëve sugjerojnë përdorimin e një kontejneri me vakum. Më të mirët janë kontejnerët e kafesë me vakum, të cilët e pengojnë ajrin. Ata e nxjerrin një sasi ajri, por kuptoni që këto nuk krijojnë një vakum të vërtetë.

 

Mirëpo, sa më shumë që të mbushet kontejneri, aq më pak ajër do të mbetet brenda.

 

Në fakt, duke pasur parasysh se sa shumë harxhoni në kafe brenda vitit, mospasja e një kontejneri ju kushton para.

 

Në fund, për të qenë sa më i sinqertë me ju, ruajtja e kafesë në frigorifer, në fakt, është një debat në zhvillim; pra, hala nuk dihet nëse kjo përfundimisht është e gabuar.

 

Personalisht, unë do t’i ruaj kokrrat e kafesë në frigorifer pasi dyqanet e kafesë të nisin ta bëjnë këtë./dshc