Çka është espresso? Është një mënyrë krejtësisht e ndryshme e bërjes së kafesë

Pyet cilindo dashamir të kafesë se “Çka është espresso?” dhe, mbas gjase, ai ose ajo do të të buzëqesh.

 

Espresso është kafja në formën e vet më romantike e më simbolike.

 

Krahasuar me kafenë e rëndomtë, të përgatitur me pikim, espresso është e rëndë (dendur), aromatike dhe paksa e ëmbël në të hidhët.

 

Për këtë ndjesi ajo gjurmohet mbrapa deri në Lindjen e Mesme, në pjesën e hershme të shekullit 15. Atëbotë, dhe në shumë pjesë të botës sot, kafja nuk pihej në gota të mëdha, por në filxhan të vogël ... e pasur, e dendur dhe e errët.

 

Pra, çka është espresso?

 

Teknikisht espresso është kafe që bëhet duke shtyrë ujin e nxehtë me presion të madh përmes kafesë së bluar e të ndrydhur fort.

 

Me aparatin që pikon (ujë), kafja përgatitet me ujin që bie lirshëm në kafenë e tubuar si rezultat i gravitetit.

 

Por, me makinën espresso, nxehtësia e ujit dhe presioni i aplikuar kanë një veprim specifik dhe të ndryshëm në kafenë e bluar. Procesi kimik që ndodh, është i ndryshëm nga ai që mund të arrihet me ujin e tërhequr nga graviteti.

 

Me fjalë tjera, për të bërë espresso, duhet përdorur një makinë espresso. Aparatet e rëndomta të kafesë s’mund të bëjnë kësi lloj presioni në ujin.

 

Makina të ndryshme të espressos


Patentat e para për makina espresso qenë dhënë në Evropë në pjesën hershme të viteve 1800. Por, nuk ishte deri më 1948 që Achille Gagglia i Italisë krijoi makinën e parë moderne për espresso.

 

Deri vonë, presioni i kërkuar për të bërë espresso arrihej nga operuesi që shtynte poshtë dorezën, e cila ngre pistonin që shtyn ujin.

 

Ju ende mund të blini makinë manuale për espresso, por mund të blini dhe makinë automatike.

 

Makinat automatike të espressos nxehin ujin deri në temperaturën e duhur të saktë, e shtypin kafenë e bluar me presionin e duhur, pastaj zbatojnë presionin e duhur në ujin e nxehtë dhe e shtyjnë atë përmes kafesë së bluar.

 

Çka është espresso? Varet kë pyet?

 

Teknikisht s’është vështirë të përshkruash çfarë duhet për të bërë espresso. Por, kur të nisësh të pyesësh entuziastët e espressos për espresson, do të marrësh shumë përgjigje të ndryshme.

 

Disa do të të thonë se një makinë automatike e espressos kurrë s’mund të bëjë një epsresso të mirë si makina manuale.

 

Të tjerë vajtojnë faktin që shumë pak njerëz ka që pinë vetëm espresso. Shumica e njerëzve pinë latte, kappuccino dhe një sërë variacionesh tjera, duke i shtuar qumësht të kondensuar dhe aroma/shije të ndryshe një filxhani te vetëm espressoje.

 

Pavarësisht se çka, espresso është mënyra e bërjes së kafesë që mbart me vete tërë misterin, romancën dhe historinë e kafesë përgjatë shekujve.