Çka shkon më së miri me kafenë?

Shumë njerëz që pinë kafe, shpesh preferojnë ta pinë atë me biskota apo me torte, madje dhe me fruta. Dhe kjo ka qenë një traditë e gjatë.


Por, a ke ditur që ka ushqim të veçantë, i cili më së miri shkon me kafe?


Për shembull, kafja dhe torta është çifti klasik. Ti duhet të mësosh diçka më shumë rreth kësaj, në mënyrë që, kur të dalësh me shokë apo me familje, të dish se çka të porositësh bashkë me kafen tënde, pavarësisht a e do të ftohët apo të nxehtë.


Torta e çokollatës më së miri shkon me kafe të pjekur, mesatarisht të pjekur apo shumë të pjekur (e zezë).


Mus çokollata shkon mirë me shumicën e kafeve arabika.


Torta me karrota, në anën tjetër, përshtatet mirë me kafen kolumbiane.


Pastaj ka një kafe-torte që mund të hahet së bashku me kafetë e Havait dhe të Nikaraguas, të pjekura lehtë apo mesatarisht.


Brownies mund të çiftëzohen me kafenë e Indonezisë apo të Guatemalës.


Biskotat janë të përsosura, nëse këtë dëshiron ta bësh italiançe. Lloji i biskotave me shije të rëndë shkon me espresso.


Kulaçet me kanellë (cinnamon) shkojnë me kafenë e Guatemalës dhe me atë të Kolumbisë. Shija unike e kanellës gjithmonë bën një kombinim të mirë me kafenë, apo jo?


Petullat e ëmbla apo jo të ëmbla, po ashtu, shpesh çiftëzohen me kafenë. Këto më së miri përshtaten me kafenë e Kosta Rikës.


Kiflet kurrë nuk të mërzitën me cilindo lloj të kafesë. Mirëpo, disa njerëz i preferojnë ato me kafe të Kosta Rikës dhe të Meksikës.


Ndonëse tregu ynë nuk na i ofron të gjitha këto variacione të kafesë apo dhe të artikujve që hahen bashkë me kafen, së paku kemi perspektivën e duhur që na ndihmon të zgjedhim çiftin i cili na përshtatet më së miri. Sidoqoftë, ne gjithmonë mund të zgjedhim mes hurmave dhe llokumave.