Çka tregon për ju kafja që e pini

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Espresso

Ti je i shoqërueshëm dhe i përshtatshëm. Ti , në fakt, e pëlqen shijen e kafesë, që është një karakteristikë e rrallë, por e admirueshme.

 

Espresso e dyfishtë (Double)

Ti je praktik dhe i vyer. Ti e di që vetëm një gllënjkë nuk të kryen punë më.

 

Espresso e trefishtë

Ti je entuziast, por dhe i paepur. Ti ke qenë zgjuar që nga vitet e 90ta.

 

Mocha

Ti je tip që e do argëtimin dhe je kreativ. Ti e urren shijen e kafesë, por ke nevojë për kthjellje, kështu që improvizon.

 

Latte

Ti i mendon gjërat, por shpesh je i pavendosur. Në botën e panjohur, ti ke qejf të zgjedhësh të sigurtën.

 

Cappuccino

Ti ke zemër miqësore, por je harrestar nganjëherë. Shokët tu duhet të ta kujtojnë që duhet të fshish shkumën nga buzët tua.

 

Machiato

Ti je tradicional dhe i rezervuar, por shumicën e herëve ti i urren mustaqet nga shkuma.

 

Ice-coffee

Ti je kategorik dhe me zemër të hapur. Ti nuk i lë stinët të ta diktojnë mënyrën e jetës. Po ashtu, ty të pëlqen çibuku.

 

Frappuccino

Ti je i lumtur dhe energjik. Ti pohon ta duash kafenë, por, në të vërtetë, të pëlqen akullorja.

 

Kafja që merr me vete

Ti je serioz dhe i përqendruar. Ti beson, kur gjërat vështirësohen, dhe i forti merr gotë me mëngë ngaqë gota është tepër e nxehtë.

 

Ekspresso

Ti je i mençur, neveritës, apo të dyja. Ti me apo pa dije e shqipton gabimisht fjalën “espresso” (me “k”). Sido që të jetë, unë të urrej.