Dashuria e koreanëve për kafe të mirë sa vjen e shtohet

Për një popull me histori të pirjes së çajit, koreanët e duan kafenë e tyre. Dhe ata sa vijnë e preferojnë më të mirën. Shërbimi doganor i Koresë tha se 120 000 tonë kafe janë importuar në vitin 2013, 7 % më shumë se vitin paraprak, duke e bërë kështu Korenë importuesin e shtatë më të madh në botë.

 

Por, të dhënat po ashtu tregojnë për rënie të importimit të kafesë së proceduar, ku përfshihet edhe kafja instant, ndërsa importi i kokrrave të pjekura e të papjekura të kafesë është rritur ndjeshëm. Vitin e kaluar, importi i vjeljeve të reja u rrit për 7% nga viti paraprak ndërsa kokrrat e pjekura u shtuan për pothuaj 14%, kurse importi i kafesë së proceduar ra për 22% - u konstatua nga shërbimi doganor.

 

Më herët këtë vit, Quartz raportoi se koreanët pinë 0.329 gota me kafe në ditë, duke e bërë kështu Korenë pirësin e tretë më të madh për kokë banori në Azi, pas Filipineve dhe Singaporit. (Evropianët verior janë të varurit më të mëdhenj të kafesë në botë duke pirë më shumë se një gotë në ditë mesatarisht)

 

Nuk duhet t’ju befasojë fakti se Koreanët e duan kafenë e tyre. Seuli ka 284 dyqane të Starbucks – më së shumti në botë dhe shtatë më shumë se New York City (277). Kjo kompani amerikane festoi 15 vjetorin e pranisë në Kore së voni. E tërë Koreja e Jugut ka 650 dyqane të Starbucks që shërbejnë 300 000 konsumatorë në ditë – thotë president i kësaj kompanie.

 

Koreja po ashtu po sjell risinë mënyrën që i bën dobi një vendi kryeqyteti i të cilit është qyteti më i ndërlidhur në botë. Starbucks i Koresë qe vendi i parë në botë që prezantojë një sistem të porosisë përmes smartphone.

 

Kafja këtu po e ndryshon edhe kulturën po ashtu. Stafi Korean përdorin llagape angleze në kartelat e tyre në vend të gradës që kanë. “Strategjia në këtë është se shija e kafesë është e njëjtë në gjithë botën, por konsumatorët mund të pinë atë kafe vetëm në një zonë ku ka një ndjesi të kulturës koreane”, tha Lee Seock për Korea Joong Ang Daily. Deri tash, kjo strategji vazhdon të funksionojë./qz.com