Espresso CHEESECAKE BROWNIES

Përbërësit:

 

½ e gotës miell

¼ të lugës së gjellës me sodë buke

Kripë kuzhinë sa mund të kapësh me dy gishta

5 lugë gjelle gjalpë, të prerë copa-copa

115 gr. çokollatë e hidhët (e zezë), e copëtuar

1/3 e gotës sheqer

2 kokrra ve të mëdha

½ të lugës së gjellës me ekstrakt vanilje

 

Për espresso cheesecake:

1 ½ instant espresso pluhur

1 lugë gjelle me ujë të valë

225 gr. krem-djathë, me temperaturë dhome

2/3 e gotës me sheqer

½ të lugës së gjellës me ekstrakt vanilje

2 kokrra ve të mëdha

¼ shtalpë

1 lugë gjelle miell

 

Për toping (pjesën e sipërme):

1 ¼ gotë shtalpë

¾ sheqer pluhur

 

Instruksionet:


1. Vëreni trinën e furrës në mes dhe nxeheni furrën deri në 175 gradë. Lyejeni tepsinë me gjalpë dhe miell.

 

2. Për Brownie: Rrihni së bashku miellin, sodën e bukës, dhe kripën në një sahan dhe lëreni anash. Shkrijeni gjalpin dhe çokollatën së bashku në një nxehtësi të mesme në një tigan jo të madh duke e përzier me një shpatull (lugë), derisa të dyja të shkrihen në njëra-tjetrën. Kini kujdes të mos e nxehni tepër përzierjen që gjalpi të mos ndahet. Fikeni të nxehtit dhe largojeni tiganin nga stufa.

 

3. Përziejeni sheqerin. Shtoni vetë një nga një dhe rrihni mirë pas çdo shtimi. Hidheni në përzierje edhe ekstraktin e vaniljes dhe përziejeni fort për vetëm disa sekonda. Me një shpatull gome (ose lugë) përziejini brenda ngadalë përbërësit e thatë, duke u kujdesur të gërvishtni  fundin e tiganit. Ndaloni përzierjen atëherë kur përbërësit e tharë të nisin të zhduken në brumin (masën) e rrahur. Largojeni tiganin anash për të bërë brumin e cheesecake.

 

4. Për cheesecake: Përziejeni espresso pluhurin në ujë të nxehtë, derisa të shpërbëhet, dhe lëreni anash. Në sahanin e mikserit elektrik apo me mikser dore dhe një sahan të madh rrihni mesatarisht krem-djathin, derisa të zbutet. Shtojeni sheqerin dhe vazhdoni ta rrihni 2-3 minuta. Përziejeni dhe ekstraktin e vaniljes dhe miksturën e ujit të espressos, gërvishteni fundin, dhe lëreni anash sahanin. Shtoni vetë një nga një, dhe rriheni secilën për 1 minutë para se të shtoni tjetrën, duke gërvishtur anët dhe fundin e sahanit për çdo shtim. Uleni shpejtësinë e mikserit në minimum, përziejeni brenda shtalpën e pastaj dhe miellin . Brumi duhet të jetë i butë.

 

5. Përziejeni brumi e Brownit disa herë dhe shpërndajini ¾ e brumit në fundin e tepsisë – brumi duhet të mbulojë tërë sipërfaqen e fundit të tepsisë. Derdhni tërë brumi e cheesecake mbi brumin e Brownit me lugë apo me shpatull, mbulojeni tërë brumin e Brownit. Hidhni masën e mbetur të brumit të Brownit mbi brumin e cheesecake me anë të lugës dhe me thikë, duke e shpërndarë përreth dhe duke pasur kujdes të mos e fusni thikën deri në fund të shtresës së Brownit.

 

6. Piqeni për 30 – 35 minuta. Brownit duhet vetëm të ndahen pak nga anët e tepsisë, të marrin pak bojëkafe skajeve, dhe të fryhen në të gjitha anët. Vendosni tepsinë në një trinë të ftohët dhe ftoheni në temperaturë dhome. Vendoseni Brownin në frigorifer dhe lëreni për dy orë.

 

7. Për kremin e sipërme (toping): Në një tigan të vogël dhe mbi nxehtësi të ulët nxeheni shtalpën dhe sheqerin së bashku duke e përzier vazhdimisht, derisa të shpërbëhet sheqeri. Derdheni masën mbi Brownit e ftohura duke përdorur shpatullën dhe mos lini që masa të derdhet anash. Lërini Brownit të ftohen edhe për një orë.

 

8. Preni Brownit, futeni një thikë të mprehtë nën ujin e nxehtë dhe tereni më peshqir. Preni Brownit në katrorë me thikë të nxehtë, duke e pastruar dhe nxehur thikën para çdo prerjeje. Hiqni katrorët nga tepsia dhe preni secilën në katrorë tjerë. Mbajini të ftohur Brownit e prerë dhe sillni në temperaturë dhome para se t’i shërbeni.