Gazeta “The Guardian” na e demonstroi të ardhmen e gazetarisë, dhe kjo është – kafeneja!

Duke pasur parasysh pozitën e tij saj një faktor udhëheqës në debatet mbi të ardhmen e gazetarisë, s’është befasuese që hapja e një kafeneje nga “the Guardian” ngjalli një interesim të veçantë në Twitter. Por, ndërsa ky veprim mund të kritikohet, në qendër të kësaj ka një motiv serioz rreth asaj se çfarë po përpiqet të bëjë “the Guardian,” që është të lehtësojë për gazetarët lidhjen me njerëzit që më herët njiheshin si audiencë.

 

Faktet janë këto: “The Guardian” hapi një kafene të vogël të quajtur #GuardianCoffee në lagjen moderne Shoreditch, në Londër, afër selisë së gazetës. Ajo ofron kafe nga një pjekës lokal si edhe iPad-a për përdorim falas. Redaktori për media sociale e “the Guardian” Joanna Geary, me sa duket, planifikon të kalojë së paku një pjesë të kohës në këtë kafene duke bashkëvepruar me lexuesit si dhe duke bërë intervista të drejtpërdrejta (live).

 

Hapja nxiti disa reagime të pritshme: ideja se kjo do t’i jepte një kuptim të ri “bluarjes ditore” të jetës së gazetarit; disa komentuan rreth asaj sesi rroga (vjetore) e baristëve në kafenenë e “the Guardian” (deri 52 000$) do ta bënte këtë punë goxha tërheqëse për shumë gazetarë që mezi lidhin skajet e muajit; disa komentuan rreth asaj sesi klientëve do t’u duhet të bëjnë porositë e tyre në përputhje me prirjen majtiste që “the Guardian” ka (dmth të mos e quash kafenë “të zezë”)

 

Ideja e pasjes së një “rubrike të hapur të lajmeve,” që lejon gazetarët të përzihen me lexuesit dhe të pinë kafe dhe gjëra tjera s’është e re: the Torrington Register Citizen në Connecticut, që është pjesë e Digital First Media, hapi për publik rubrikën e saj të lajmeve më 2010 dhe ofroi kafe dhe qasje në internet – lexuesit, po ashtu, ftohen të marrin pjesë në takimet e reportazheve dhe mund të ndihmohen me këshilla rreth raportimit apo editimit të videove, nëse duan të praktikojnë “gazetari qytetare.”

 

Kafja, sandviçët dhe gazetaria

 

The Winnipeg Free Press në Manitoba, Kanadë, po ashtu hapi një kafene të quajtur News Cafe më 2011, ku disa nga gazetarët e gazetës kalonin një pjesë të kohës së tyre duke bashkëvepruar me lexuesit. Kjo kafeneja, bile, merr vlerësime të mira për kafenë dhe sandviçët, ndonëse një komentues thotë që kafe latte aty është “bërllok.”

 

Në njëfarë mënyre, kafeneja e “the Guardian” është vetëm një element i qasjes së redaktorit kryesor Alan Rusbridger për ta bërë më të hapur procesin e gazetarisë, çka përfshin dhe lejimin e lexuesve në procesin e zgjedhjes së reportazhit dhe lansimin e një aplikacioni për telefona mobilë që inkurajon lexuesit të postojnë këshilla dhe t’u kontribuojnë reportazheve në mënyra tjera./paidcontent