Gërshetim Korean i kafesë

An array of instant coffee mix sachets. - The Korea Herald/ANNKultura koreane e kafesë sinjalizon ndryshimin e stileve të jetës përgjatë viteve.

 

Një të kuq të vesë, një grimë kripë, pak kokrra pishe, arra dhe një pikë vaj susami: tingëllon si të jenë përbërës të shijshëm për një sallatë të lehtë apo një vakt ushqimi i shpejtë, por jo, këta janë përbërësit e një përzierjeje të popullarizuar të kafesë së mëngjesit.

 

Në vitet 1960 dhe 70, kafeja e mëngjesit në Kore pati një domethënie krejtësisht të ndryshme nga përgatitja rituale e kafesë, të cilën aq shumë njerëz e marrin para se të dalin të përballen me botën. Kafeja e mëngjesit ishte pija e zgjedhur e kafeneve të moçme lokale në Kore, ku njerëzit ndaleshin në mëngjes për të marrë “mëngjesin” e tyre të ofruar në një filxhan të nxehtë.

 

Kjo kafe bëhet duke marrë një të kuq të vesë dhe spërkatur me pak kripë, pastaj duke shtuar një pikë vaji të susamit para se të vendoset me kujdes në filxhanin e kafesë – kafja instant ishte përzgjedhja fillestare. Disa shtojnë disa kokrra pishe dhe një arrë për një nuancë ekstra.

 

“Kjo ishte një pije e popullarizuar në Kore dekada më herët”, tha Kim, një merakli i kafesë. “Thuhet që, vite më herët, reporterët mblidheshin në kafene dhe pinin kafenë e mëngjesit para se të shkonin në punë”.

 

Një nga idetë kryesore për pirjen e kafesë së mëngjesit sigurisht që s’ishte shija, por qëllimi ishte që personi të ndihej më i kompletuar dhe më i fuqizuar me këtë pije.

 

“Kripa përdoret për të zvogëluar përqendrimin e të kuqes së vesë”, tha ai. “Ti mund të pish të tërën njëherësh apo të pish kafenë dhe ta ruash të kuqtë për fund”.

 

Ndonëse vetëm mendimi për të pirë një kafe me të kuq të vesë mund të ta shkrepë refleksin e vjelljes, ideja e bërjes së një racioni nga kafja është bërë trend midis disa kafe-pirësve.

 

“Kafja ka një marrëdhënie të ngushtë me kulturën e vendit dhe popullin”, tha Kim. “Kafenë e mendoj si një ndihmues në komunikim, po ashtu”.

 

Ndërsa rrugët e Seulit janë të renditura në radhë të pafundme të kafeneve dhe të establishmentit të kafe-pirjes, numri i njerëzve që pinë kafe instant në Kore ende është diku rreth 70%, sipas vlerësimeve të Dongsuh Food, bërësit të kafes Maxim.

 

Kafja instant ka qenë shumë e popullarizuar në Kore për dekada; ende mund të gjenden aparate të kafesë instant kudo, në rrugë, në stacione nëntokësore dhe në shumicën e zyrave të biznesit. Mund të gjesh shumë restorante koreane të shërbejnë një gotë të vogël me kafe instant si një ofrim falas pas racionit.

 

Mirëpo, shtimi i gjigandëve zinxhiror si Starbucks, Coffee Bean dhe Tea Leaf si dhe çmimi i ulët i përzierjes së gatshme të kafesë ka rezultuar në rënien e aparateve për bërjen e kafesë instant.

 

Në anën tjetër, paketimet me përzierje të kafesë instant mund të gjenden pothuaj në çdo shtëpi Koreane dhe në ndërtesat e zyrave, dhe  mund të blihen në cilëndo dyqan pemësh e perimesh.

 

Kultura jonë është e veçantë, sepse, kudo që të shkosh – stacion karburanti, punë, apo dyqane – gjithmonë do të ketë ujë të nxehtë dhe një aparat për përzierje të kafesë”, tha një zyrtar i Dongsuh Food.

 

“Kafenetë janë një hapësirë kulturore, ku ti mund të komunikosh me njerëz tjerë …por shumë koreanë zakonisht kafenë e pinë në punë apo në shtëpi”, tha zyrtari i Dongsuh Food. “Një aspekt unik i kulturës koreane të kafesë është se ajo përzierje e kafesë vendoset në të gjitha vendet e punës falas, sepse është shumë e lirë”. /the Korea Herald