Gjëra që mund të mos i dini për kafenë

Shumica prej nesh e konsumojnë atë për çdo ditë, por sa dimë realisht për kafeinën?

 

Substanca e gjendur në natyrë, me shije të hidhët, e stimulon sistemin nervor qendror duke të bërë të ndjehesh më i vëmendshëm. Në doza të matura, ajo ofron dobi shëndetësore, përfshirë këtu forcimin e kujtesës, përqendrimin dhe shëndetin mendor.

 

Por, në sasi të tepërta, kafeina mund të shkrepë një puls më të shpejtë të zemrës, pagjumësinë, dhe nervozizmin. Ndalimi i menjëhershëm i saj mund të çojë në simptome të tërheqjes, përfshirë dhe dhimbjen e kokës dhe nervozizmin.

clock tea

 

Kafeina nis të ndikojë brenda minutash


Sipas American Academy of Sleep Medicine, kafeinës i duhen 30 deri 60 minuta të arrijë nivelin më të lartë në gjak (një studim zbuloi që shtimi i përqendrimit mund të nisë për 10 minuta). Trupi zakonisht eliminon gjysmën e substancës prej tri deri në 5 orë, kurse pjesa e mbetur mund të mbetet deri në 14 orë. Disa njerëz, sidomos ata që nuk konsumojnë rregullisht kafeinë, janë më të ndjeshëm sesa të tjerët.

Ekspertët e gjumit shpesh rekomandojnë përmbajtje nga kafeina së paku tetë orë para gjumit për t’i ikur pagjumësisë gjatë natës.

 

Por, ajo nuk ndikon njëjtë te të gjithë

 

Trupi mund ta procesojë ndryshe kafeinën, varësisht nga gjinia, raca, madje dhe përdorimi i kontrollit të lindjes. New York Times raportoi:

 

“Gratë në përgjithësi e metabolizojnë kafenë më shpejtë se burrat. Duhanpirësit e procesojnë atë dy herë më shpejtë se ata që nuk pinë. Gratë që marrin pilula për kontroll të lindjes e metabolizojnë atë një të tretën e herës më pak sesa gratë që s’marrin pilula. Aziatikët e bëjnë këtë ma ngadalë sesa racat tjera.”

birth control pills

 

Pijet energjike shpesh nuk kanë më shumë kafeinë se kafja


Mund të mendohet se pijet energjike kanë shumë kafeinë, por shumë brende të popullarizuara, në fakt, përmbajnë goxha më pak sesa filxhanët e moçëm me kafe. 250 ml. Red Bull, për shembull, ka një dozë relativisht të vogël të kafeinës prej 76 deri 80 mg., krahasuar me 95 deri 200 mg në një filxhan tipik kafeje, raporton Mayo Clinic.

energy drink can

 

Kafja e pjekur fort ka më pak kafeinë sesa pjekja më e lehtë


Shija e fortë dhe e pasur mund të duket si një tregues i një doze të shtuar të kafeinës, por e vërteta është se pjekja e lehtë, në fakt, të shkundë më shumë sesa e pjekja e fortë.

 

dark roast coffee

Kafeina mund të gjendet natyrshëm në më shumë se 60 bimë


S’janë vetëm kokrrat e kafesë: gjethet e çajit, thelpinjtë kola dhe kokrrat e kakaos të gjitha përmbajnë kafeinë. Stimuluesi natyrshëm gjendet në gjethe, fara dhe fryte të një vistre të gjerë bimësh. Ai, po ashtu, mund të bëhet nga njerëzit dhe t’i shtohet produkteve.

 

Jo e gjithë kafja ka sasinë e njëjtë të kafeinës


Kur kemi të bëjmë me kafeinë, të gjitha kafetë nuk janë të barabarta. Sipas një raporti nga Center for Science in the Public Interest, brendet e popullarizuar dallojnë, kur kemi të bëjmë me “shkundjen” që ato ofronin. McDonald’s, për shembull, kishte 9.1 mg për 30 ml. lëng, kurse Starbucks kishte dy herë më shumë se kaq në 20.3 ml.

 

Kush pi më së shumti


Sipas një artikulli të vonë të BBC, Finlanda zë vendin e parë ndër vendet me konsumimin me të madh të kafeinës, ku një i rritur i rëndomtë pi 400 mg. çdo ditë. Në tërë botën, 90 % e njerëzve përdorin kafeinën në ndonjë formë.

 

Atë nuk e gjen vetëm në pije


Sipas Food and Drug Administration  më shumë se 98 % e marrjes së kafeinës vjen nga pijet. Por, këto s’janë burimet e vetme të kafeinës: ushqimet si çokollata dhe medikamentet, po ashtu, përmbajnë kafeinë. Kombinimi i një analgjetiku me kafeinën mund ta bëjë atë 40 % më efektiv dhe, po ashtu, mund ta ndihmojë trupin ta absorbojë medikamentin më shpejtë./ huffingtonpost