Histori e shkurtër e aparateve të kafesë – prej 1600 deri më sot

Këtyre ditëve, kafja jonë zakonisht pështyhet nga një aparat i zi nga plastika, me butona, drita e zhurma gurgulluese. Aparatet moderne të kafesë janë praktik, por jo dhe të hijshëm. Njëherë e një kohë, kafenë na e bënin aparaturat e çuditshme nga qeramika apo të dekoruara me bronz, të kompletuara me hundëza, dhe me gota xhami të renditura në to.

Aparatet e këtilla të mrekullueshme janë temë e Coffee Makers: Macchine da Caffe, një enciklopedi 776 faqe e aparateve të kafesë dhe historisë së tyre nga fanatikët e kafesë Enrico Maltoni dhe Mauro Carli. “Unë mbledh aparate të kafesë, dhe desha të di si ka ndryshuar koha, si funksionojnë ato dhe si duken”, thotë Maltoni për Co.Design.

 

Mund ta quash mani: Koleksioni personal i Maltonit ekspozohet në Muzeun e Aparateve të Kafesë në Milano, dhe ai gjithashtu bëri ekspozitën e parë udhëtuese në botë të aparateve të rralla e të çmueshme të kafesë, të quajtur “Espresso made in Italy, 1901-2010”.

 

Libri, thotë ai, paraqet një hulumtim dy vjeçar, nga origjina e aparateve të kafesë deri në ditët e sotme. Unë isha në shtëpitë e koleksionuesve më të rëndësishëm të botës për të fotografuar koleksionet e tyre. Një histori 400 vjeçe me 2700 foto, 2080 përshkrime teknike, 220 posterë reklamues dhe 60 vizatime teknike është mbresëlënës në shtrirjen dhe detajet që ofron. Vetëm njerëzit që marrin kafeinë të shumtë mund ta kenë shkruar atë.

 

Në qendër qëndron madhërimi i llojllojshmërisë dhe evoluimi i dizajnit të aparateve të kafesë. Njerëzit, përgjatë historisë, kanë zgjedhur të njëjtin problem – si të bëjnë kafe të mirë – në mënyra të ndryshme, të pafundme. Aparati i kafesë, i cili fillimisht  ishte për qëllime praktike, shpesh ngrihej në nivelin e një objekti arti. Në foto janë paraqitur sqepat nga xhami, një aparat në formë lokomotive nga qeramika e bardhë nga viti 1860, një Xhebena etiopase tradicionale, një ibrik sferik terra-cotta, dhe aparatet Baby Faemina të lyera me alumin, nga përgatitje me zierje deri te shtypja me pompë dhe presioni me avull.

 

Duke vazhduar nga aty ku e lanë filxhanët Keurig dhe aparatet e kafesë me aktivizues kohor, kemi Briggo-n, një nismë me seli në Teksas që krijoi një kiosk krejtësisht të automatizuar, që mendohet se prodhon kafe me kualitet njerëzor.

 

Duke pasur parasysh sa shumë prej nesh mbështeten në aparatin e kafesë për të dalë nga shtrati, edhe aparati i kafesë duhet të ketë pushimin e vet. Mirëpo, në vend të kësaj, ka marrë një respekt në formë libri. Ju mund ta shfletoni këtë koleksion të madh faqesh këtu dhe ta porositni këtu.