Histori e tortës (1)

Historia e tortës daton nga kohët e lashta. Tortat e para qenë shumë më të ndryshme nga ato që hamë sot. Ato u ngjanin më shumë bukës që ëmbëlsohej me mjaltë. Thelpinjtë dhe frutat e thara u shtoheshin shpesh. Sipas historianëve të ushqimit, egjiptianët e lashtë qenë kultura e parë që dëshmuan aftësi të përparuara gatimi. Fjalori Anglez i Oksfordit e gjurmon fjalën “cake” (anglisht për tortë) deri në shekullin 13. Ajo është përtuar nga “kaka”, një fjalë e vjetër nordike. Furrtarët mesjetarë evropianë shpesh bënin torta me fruta dhe kek me xhenxhefil që mund të qëndronin pa prishur për muaj të tërë.

 

Sipas historianëve të ushqimit, pararendëset e tortave moderne (të rrumbullakëta me krem) së pari qenë bërë në Evropë diku nga mesi i shekullit 17. Kjo kryesisht qe për shkak të përparimeve në teknologji (furra më të sigurta, qasshmërisë së enëve të ushqimit) dhe pasja e përbërësve (sheqeri i rafinuar). Asokohe qenë të popullarizuara enët e rrumbullakëta për formimin e tortave, që vendoseshin në kutitë e furrës. Ato mund të ishin nga metali, nga druri apo nga letra. Disa qenë që përshtateshin sipas nevojës. Kremi i parë zakonisht ishte një përbërje e vluar e sheqerit më të imët, të bardhës së vesë, dhe nganjëherë e aromave. Ky krem derdhej mbi tortë, pastaj ajo kthehej në furrë edhe për një kohë. Kur nxirrej nga furra, kremi ftohej shpejt për të formuar një shtresë të fortë të shkëlqyer. Shumë torta të kësaj kohe ende përmbanin fruta të thara. Tortat siç i njohim sot nuk arritën në skenë deri në mesin e shekullit 19 (e bërë me miell të bardhë të rafinuar, në vend të majës).

 

Dallimi mes kekut, getus (frëngjisht gateau) dhe tortës

“Getu” është fjalë franceze për tortën. Në përgjithësi ajo tregon artikull të bërë nga përbërës delikatë, të cilët më së miri është të hahen pas një kohe të shkurtër pasi të bëhen (gateaux des roi). Kekat qëndrojnë më shumë, disa, madje, vijnë duke u përmirësuar (keku me fruta).

 

“Torte” është fjalë gjermane për tortën, që është e ngjashme në përbërje me getu. Tortat me shtresa dhe të dekoruara, janë më afër getuve, përveçqë atom und të qëndrojnë për disa ditë.