Historia e kafesë

Gadishulli Arabik


Arabët ishin jo vetëm kultivuesit e parë të kafesë, por, po ashtu, të parët që nisën tregtinë me të. Nga shekulli 15, kafeja tashmë po rritej në distriktin Jemenas të Arabisë dhe nga shekulli 16 u bë e njohur në Persi, Egjipt, Siri dhe Turqi.

 

Popullariteti i saj, ndoshta, vinte për shkakun se muslimanëve u ndalohej të pinin pije alkoolike, kështu që ata gjetën vetitë fuqizuese të kafesë të jenë një zëvendësim i pranueshëm.

 

Kafeja nuk pihej vetëm nëpër shtëpi, por edhe në shumë kafenetë publike të quajtura kahve khaneh (kafehane), që nisën të shfaqeshin në qytete nëpër Lindjen e Mesme. Popullaritetit i kafeneve ishte i pakrahasueshëm dhe njerëzit i vizitonin ato për gjithfarëlloj aktiviteti. Pa vonuar, ato shpejt u bënë një qendër aq e rëndësishme për shkëmbim informacionesh, saqë kafeneve shpesh u referohej si “Shkolla të të mençurve.”

 

Më vizitimin e mijëra haxhinjëve të qytetit të shenjtë të Mekës për çdo vit nga e gjithë bota, fjala për “verën e Arabisë” – siç shpesh quhej kafeja - nisi të përhapej përtej Arabisë. Në përpjekje për të mbajtur monopolin në tregtinë hershme të kafesë, arabët vazhduan të ruanin nga afër prodhimin e tyre të kafesë.

 

Kafeja vjen në Evropë

 

Udhëtarët evropianë për në Lindjen e Afërt sollën rrëfimet e një pijeje të zezë e të pazakontë. Ngashekulli i 17, kafeja gjeti rrugën e saj për në Evropë dhe po bëhej e popullarizuar nëpër kontinent. Kundërshtarët u treguan së tepërmi të matur, duke e quajtur pijen “shpikje e hidhët e

Satanës.”Me ardhjen e kafesë në Venedik më 1615, atë e dënuan klerikët lokalë. Mospajtimi ishte aq i madh, saqë Papa Klementit VIII  iu kërkua të intervenonte. Para se të merret vendimin, ai vendosi ta shijonte vetë. Atij i pëlqeu aq shumë, saqë dha aprovimin për të.

 

Pavarësisht polemikës në qytetet kryesore të Anglisë, Austrisë, Francës, Gjermanisë dhe Holandës, kafenetë shpejt u bënë qendra të aktivitetit dhe komunikimit social. Në Angli nisën të shfaqeshin “universitetet një peni,” të quajtura kështu për shkak të çmimit prej një penie me të cilën personi mund të blinte një filxhan kafe dhe të përfshihej në bisedë entuziaste.

 

Nga shekulli i 17, në Londër ishin dikur rreth 300 kafene, shumë nga të cilat tërhiqnin klientë të interesave të përbashkëta, si tregtarë, transportuesë, brokera e artistë. Shumë biznese dolën nga këto kafene. Lloyd’s i Londrës, për shembull, zuri fill në kafenenë e Edward Lloyd.

 

 

Bota e re

 

Në mesin e viteve 1600, kafeja u soll në New Amsterdam, një lokacion që nga britanikët më vonë u quajt New York. Ndonëse kafenetë nisën të shfaqeshin me shpejtësi të madhe, çaji vazhdoi të ishte pija më e pëlqyer në Botën e Re deri në vitin 1773, kur kolonët u rebeluan kundër tatimeve të mëdha në çajin të ngarkuara nga Mbreti Xhorxh. Revolta, e njohur si Boston Tea Party, do ta ndryshonte përgjithmonë preferencën amerikane të pirjes në atë të kafesë.

 

 

Plantacionet nëpër botë

 

Me shtimin e kërkesave për këtë pije, pati konkurrencë të ashpër për kultivimin e kafesë jashtë Arabisë. Ndonëse arabët u përpoqën fort për ta mbajtur këtë monopol, në gjysmën e fundit të shekullit 17 holandezët më në fund arritën sukses të merrnin disa filiza. Orvatja e parë e tyre për t’i mbjellë në Indi dështoi, por ata u treguan të suksesshëm në Botavia, një ishull në Java që tash është Indonezi. Bimët lulëzuan dhe së shpejti holandezët kishin një tregti në rritje e produktive të kafesë. Pa vonuar, ata zgjeruan kultivimin e bimës së kafesë në ishujt Sumatra dhe Celebes.

 

Holandezët, ndërkaq, bënë një gjë të çuditshme. Në vitin 1714, guvernatori i Amsterdamit i prezantoi si dhuratë Mbretit Luigji XIV një filiz nga druri i kafesë. Mbreti urdhëroi që ajo të mbillej në Royal Botanica në Paris. Në vitin 1723, një oficer i ri detar, Gabriel de Clieu mori një filiz nga kopshti i mbretit. Pavarësisht një udhëtimi të lodhshëm, kohës së tmerrshme, një sabotuesi që u përpoq të shkatërronte filizat dhe një sulmi piratësh, ai arriti ta transportonte sigurt deri në Martinique. Pasi u mboll, lulëzoi filizi të cilit iu atribuua përhapja e mbi 18 milion bimëve të kafesë në ishullin Martinique në 50 vjetët e ardhshëm. Ky, po ashtu, ishte asortimenti nga i cili nisën bimët e kafesë nëpër Karibe, Amerikën jugore e qendrore.

 

Kafeja thuhet të ketë ardhur në Brazil nëpërmjet Fancisco de Mello Palheta, i cili u dërgua nga perandori për në French Guiana me qëllim të marrjes së filizave të kafesë. Por, francezët nuk ishin të interesuar të ndanin me të tjerët dhe Palheta u tregua i pasuksesshëm. Mirëpo, për të thuhet se ishte aq i hijshëm, saqë bashkëshortja e guvernatorit francez qe magjepsur nga ai. Si një dhuratë lamtumirëse ajo i prezantoi atij një buqetë të madhe lulesh. Brenda në buqetë ai gjeti mjaft fara të kafesë për të nisur atë që sot është një industri miliarda dollarësh.

 

Në vetëm 100 vjet, kafeja u vendos si një artikull nëpër gjithë botën. Misionarë e udhëtarë, tregtarë e kolonizatorë vazhduan të bartnin farat e kafesë në toka të reja dhe bimët e kafesë u mbollën gjithandej botës. Plantacionet u ndërtuan nëpër pyjet tropikale dhe bjeshkë të thyera. Disa të mbjella lulëzuan, të tjera nuk jetuan gjatë. Popuj të rinj u themeluan mbi ekonomitë e kafesë. Pasuri të mëdha u bënë e u humbën. Dhe nga fundi i shekullit 18, kafeja u bë një nga frytet eksportuese me fitimprurëse të botës.