Historia e mënyrës së bërjes së kafesë

Aparatet Espresso

 

Në vitin 1822, në Francë  u bë aparati parë për espresso. Në vitin 1933, Dr. Ernest Illy zbuloi aparatin e parë automatik për espresso. Mirëpo, aparati për espresso që ne përdorim në ditët e sotme u bë nga italiani Achilles Gaggia në vitin 1946. Gaggia zbuloi një aparat për espresso më shtypje të lartë duke përdorur një sistem me levë që fuqizohej nga një sustë. Espressoja e parë e bërë me pompë u prodhua në vitin 1960 nga kompania Faema.

 

Melitta Bentz

 

Melitta Bentz ishte një amvise nga Drezdeni i Gjermanisë, e cila zbuloi filtrin e parë për kafe. Ajo po kërkonte një mënyrë për përgatitjen e një kafeje të përsosur, pa hidhësinë e shkaktuar nga teprimi në përgatitje. Melitta Bentz vendosi të zbulonte një mënyrë për të bërë një kafe të filtruar duke derdhur ujë të valë përmbi kafenë e bluar dhe duke e filtruar lëngun e kafesë nga çfarëdo sasie e kafesë së bluar. Melitta Bentz eksperimentoi me materiale të ndryshme, derisa gjeti se letërthithësja e të birit të saj që ai përdorte në shkollë funksionoi më së miri. Ajo preu një pjesë të rrumbullakët nga kjo letër dhe e vendosi në një gotë të metaltë.

 

Në 20 qershor, 1908, u patentuan filtri i kafesë dhe letra-filtër. Më 15 dhjetor, 1908, Melitta Bentz dhe bashkëshorti i saj Hugo themeluan kompaninë Melitta Bentz. Vitin e radhës ata shitën 1200 filtra të kafesë në panairin e Laipcigut në Gjermani. Kompania Melitta Bentz, po ashtu, patentoi qesen-filtër në vitin 1937 dhe paketimin me vakum (të kafesë) në vitin 1962.

 

James Mason


James Mason zbuloi kafe-zierësin me filtër më 26 dhjetor, 1865.

 

Instant kafja


Në vitin 1901, u zbulua kafja vetëm-shtoji-ujë-të nxehtë nga kimisti japonezo-amerikan Satori Kato nga Chicago. Në vitin 1906, kimisti anglez George Constant Washington zbuloi kafenë e parë instant që prodhohet në masë. Washington po jetonte në Guatemalë dhe, kur vështroi kafenë e tharë mbi kanën e tij të kafesë,  pasi eksperimentoi, ai bëri “Red E Coffee” – një emër brendi për kafenë e partë të tij instant, e hedhur në treg për herë të parë në vitin 1909. Në vitin 1938, u zbulua Nescafe ose kafja e tharë në të ftohët.