Kafe, apo çaj: Cili i bën më shumë hajr trupit?

Si kafja, ashtu dhe çaji janë vërtetuar të kenë antioksidantë të cilët vlerësohen të dobishëm për shëndetin njerëzor. Mirëpo, duket se ka një debat rreh asaj se cili i ofron më shumë dobi trupit. A është njëri më i mirë se tjetri, apo janë të barabartë në peshojnë shëndetësore?

 

Ngjashmëritë


Kafja dhe çaji janë pije të popullarizuara, që kryesisht pihen në mëngjes dhe zakonisht gjatë pjesës së mbetur të ditës. Të dytë mund të shërbehen të nxehtë dhe të ftohët, varësisht nga preferencat personale të pirësve. Ata, po ashtu, kanë variante të ndryshme në shije dhe aromë.

 

Të dyja pijet ofrojnë antioksidantë që ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve të caktuara. Mirëpo, këto dy pije përmbajnë kafeinë, e cila mund të jetë e dëmshme për shëndetin, kur konsumohet përtej shkallës së sigurt. Kafja e zier dhe çaji i zi kanë më shumë kafeinë sesa versionet tjera, si espresso dhe çaji i gjelbër. Të dytë thuhet të jenë efektiv në parandalimin e zhvillimit të diabetit dhe sëmundjes së mëlçisë. Kafja dhe çaji mund të pihen për të rregulluar përgjumjen dhe letargjinë.

 

Dallimet

 

Pija e kafesë fitohet nga kokrrat, ndërsa çaji nxirret nga gjethet, rrënjët, lulet, apo erëzat. Sa u përket sëmundjeve, çaji thuhet të jetë më efektiv kundër çrregullimeve inflamuese dhe artritit, ndërsa kafja ka avantazh në luftimin e astmës dhe sëmundjes së Parkinsonit. Kafja dhe çaji kanë shijet e tyre dalluese, të cilat as përafërsisht nuk përngjajnë.

 

Secila pije identifikohet me stil të ndryshëm të jetës. Ndërsa kafja shpesh pihet shpejtas, çaji lyp një hap më të ngadalësuar për kënaqësinë e kërkuar.

 

Cili është më i mirë?

 

Bash kur mendojmë që gjithçka u vendos në çështjen e superioritetit mes këtyre dy pijeve të popullarizuara, gjithmonë del një tjetër studim që do të provojë dobinë e secilës. Meqë ka pajtim rreth asaj që të dyja përmbajnë antioksidantë, ndonëse në sasi të ndryshme, është e qartë që të dyja ofrojnë dobi shëndetësore. Paralajmërimi gjithmonë vjen për sasinë e marrë rregullisht, për shkak të pranisë së kafeinës.

 

Disa profesionistë të ruajtjes së shëndetit sugjerojnë një filxhan kafe në mëngjes dhe një apo dy filxhanë çaj gjatë ditës. Por, ka edhe mbështetës të kafesë në mënyrën e njëjtë siç ka mbështetës të çajit. Më shumë dobi mjekësore i atribuohen çajit, por preferenca e shijes mund të jetë faktori vendimtar./BC