Kafene imagjinative 1

Butik-kafene


Qytetaria në Toronto po e ridefinon botën e kafeneve.

 

Harroji butikët dhe kafenetë tradicionale, fashion-kafeneja e Torontos “ Citizenry” (Qytetaria)  është këtu për të kombinuar nevojat tua të shopingut dhe të kafeinës. E ndodhur në qendër të Torontos, “Citizenry” po bën nam.

 

“Citizenry” është pronë e Paula Seiça dhe Basilio Fernando Ferreira, të cilët kanë firma me seli në Portugali.

 

Creativity-Charged CafesKjo kafene përbëhet nga një raft për shitje me pakicë. “Citizenry”, po ashtu, ofron një shije të Evropës së Vjetër, me ulëse bojë peme dhe mure prej llaçi. Veshjet janë të Daniela Barros dhe Story Tailors. Deri tash, “Citizenry” u ka ofruar vetëm femrave, por tash është gati të nisë me veshjet për meshkuj.

 

Kafeneja ofron edhe aksesorë si unaza, qafore, ombrella, si dhe gjëra tjera të kësaj natyre.

 

Kampi "Nest One"

 

Kampi “Nest One” është një qendër e përqendruar në teknologji, që kanalizon fuqinë e kreativitetit dhe të komunikimit. Hapësira hibride funksionon si një kafene, si dyqan e telefonave mobil, si vendtakim dhe sallë për ngjarje të mëdha.

 

E gjendur në Berlin, Gjermani, kampi bazë shërbente si një hapësirë bashkëpunimi për gazetarë, kongresistë dhe ndërmarrës për të diskutuar dhe ndërtuar ide. Dyqani i dizajnuar rishtazi është larg zyrës vetëm sa shkon deri në shtëpi, i pajisur me një qoshe të rehatshme dhe artikuj të shijshëm të kafesë. Me dollapë për lap-top dhe lidhje wireless gjithandej ndërtesës, takimet me kolegët s’mund të jenë më të lehta. Muri që ofron up-date e Twitter shërben si një orë për të rikujtuar dhe frymëzuar vizitorët e trendëve globale.

 

Kamp “Nes One” i Berlinit merr dizajn konceptual, të hapur, dhe e mbush atë me mjete të domosdoshme për ndërtim të jashtëzakonshëm idesh./trendhunter