Kafene imagjinative 2

Kafeina luan një rol në jetën e përditshme të shumë njerëzve, që është arsyeja përse kafenetë mund të gjenden pothuaj në çdo kënd rrugor. Në një industri kaq kompetitive është me rëndësi  për bizneset të kenë njëfarëlloj përparësie kreativiteti ndaj konkurrencës.

 

Kafene me atmosferë të rehatshme

 

Pikërisht ajo çfarë do të dëshironit në një restorant të lagjes, Tangent Cafe e tëra ka të bëjë me stilin komod të butikut, ndjenjën e rehatisë, dhe ushqimin dhe pijen e stilit shtëpiak.

 

Apothecary-Inspired Coffee Shops

E gjendur në Vankuver, kjo kafene me stil të larmishëm mirëpret evenimente xhazi me ushqime që ta ngrohin zemrën. E shtrirë në një lagje në zë për të keq për kallaballëk, pronarët e kafenesë u bashkuan me studion kreative Fivethousand Fingers për t’u siguruar që hapësira e krijuar prej tyre të jetë e ngrohtë dhe mikpritëse.

 

Rezultatet janë hijshëm të ndershme dhe të gjalla. Kjo kafene me stil të larmishëm balancon përsosurisht, kur kemi të bëjmë me lumturinë pamore dhe atmosferën shoqërore të rehatshme.

 

Duke qenë se janë angazhuar në të gjitha gjërat e nevojshme për të sjellë brendin, kjo kompani kreative prodhoi elementet që do të printohen, dizajnoi menynë dhe prodhimin, logot/etiketat e jashtme dhe të brendshme, dekorin e brendshëm dhe të gjitha elementet e tjera artistike për Tangent Cafe.

 

Kafene të frymëzuara nga barnatoret

 

Lokacioni i Starbuck’s në Nju Orleans po vendos një shembull dizajni për brendet e kafeneve nëpër popull. Duke u frymëzuar nga historia e qytetit si një ish-port tregtar dhe nga identiteti unik i qytetit, ekipi dizajnues bëri bashkë një Starbuck’s që duket më shumë si një barnatore e pjesës së hershme të shekullit 19.

 

Nga estetika pamore e dyqanit dhe sasia e detajeve përpjekja e dizajnerëve të dyqanit për të rikrijuar hapësirën e vjetër është evidente. Paradhoma ka rafte nga dyshemeja deri në plafon, dhe një shank të madh të kafesë në ballë. Hapësira për ulje është tepër e detajuar, që i përngjan atmosferës së dhomës së një tregtari me kauçë e karrige klasike, si dhe sofa të rehatshme.

 

Dizajnerët po ashtu angazhuan artistë lokal në projekt për të reflektuar artin kreativ dhe kulturën e Nju Orleansit. Artistët lokal David Borderding dhe Jason Horton ndërtuan llambadarë nga hekuri i portave të hekurta dhe boria klasike, gjë që ta sjellë ndër mend historinë e portit tregtar të kafesë në Nju Orleans./trendhunter