Kafeneja e parë evropiane dhe Sadullah Pasha

Si e pritën gjermanët, të cilët janë të njohur për simpatinë ndaj birrës, prezantimin e kafenesë së parë?

 

Kafeja ka qenë një nga pijet e nxehta më të dashura të botës në 200 vitet e fundit. Në disa vende, ajo është bërë pije kombëtare. Popullariteti i saj në Evropë i ka borxh rrethimit që Osmanlinjtë i bënë Vjenës.

 

Pavarësisht përpjekjeve të tyre më 1683, Osmanlinjtë qenë të paaftë të thyenin muret e Vjenës. Disa të burgosur turq-muslimanë më vonë u dërguan në Gjermani. Një nga këta të zënë robër ishte komandanti i ushtrisë Osmane, Mehmet Sadullahu, i cili u dërgua në qytetin Würzburg  me disa të burgosur tjerë. Në këtë grup prej rreth 300 vetash kishte gra dhe fëmijë.

 

 

Për qytetin e vogël Würzburg që prodhonte verë, arritja e të burgosurve ishte një ngjarje e madhe. Kisha, universiteti dhe qendra e mbushur e qytetit refuzuan t’i pranonin të burgosurit, ngaqë ishin muslimanë. Ata u përpoqën t’i konvertonin me zor në krishterim. Ata që nuk u pajtuan, u torturuan dhe u lanë të vuanin nga uria; ata, madje, s’mund të punësoheshin as si shërbëtorë shtëpie apo dyqani.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Tri pagëzimet (konvertimet), të vullnetshme a të dhunshme qofshin, u festuan me paradë. Mirëpo, ata asnjëherë nuk qenë në gjendje t’u besonin krejtësisht muslimanëve turq, kështu që ata u dërguan të jetonin në një kamp të ndërtuar si një oborr karvanësh më një lokacion që sot njihet si Rruga e Xhamisë.

 

Pavarësisht kushteve të rënda në kamp, turqit mundoheshin të jetonin një jetë sa më normale dhe shpesh bënin kafe turke. Birrë-pirësit e verë-dashësit kureshtarë gjermanë donin ta shijonin këtë pije të zezë e të panjohur. Në fillim ajo s’u pëlqeu, por më vonë nisën ta donin.

 

 

Për shkak të gradës së tij në ushtrinë Osmane, Mehmet Sadullahut gjermanët i referoheshin si Sadullah Pasha. Ai deshi që ata ta provonin pijen dhe shpesh ua ofronte atyre. Pas një kohe, ai u pagëzua dhe ndërroi emrin në Johan Ernst Nikolas Straus dhe nisi të kërkonte leje për të hapur një kafene në Würzburg. Më 1697, më në fund atij iu dha leja. Kafja e tij u bë e popullarizuar aq shumë, saqë u bë pjesë integrale e jetës gjermane.

 

Ajo përfundimisht u bë konkurrent i verës. Madje, u bë njëfarë rituali për banorët e Würzburgut që të pinin kafe pas ushqimi.

 

Financat personale të Sadullah Pashës u rritën ndjeshëm, kështu që ai vazhdoi dhe u martua e bëri fëmijë në qytet. Sot, pasardhësit e Sadullah Pashës janë midis mijërave turqve të cilët popullojnë Würzburgun dhe regjionin përreth. Shumë emigrantë turq të cilët erdhën pas vitit 1960, janë të vendosur dendësisht në zonë. Madje, libraria e qytetit të Würzburgut ka dhe këndin turk./Worldbulletin