Kafeneja e ëndrrave në Kore të Jugut mund të jetë kafeneja më e çuditshme në botë

Të shohim çfarë kemi këtu: nja kafene dy-katëshe, që i përngjan një kamere klasike gjermane Rolleiflex, pranë një vendbanimi të vogël në një fshat koreano-jugor.

 

Kjo duhet të jetë e punuar  me photoshop, apo jo? Ndoshta një shaka e një prillit?

 

Asnjëra s’është.  Kjo është Cafe Dreamy, një kafene funksionale dy-katëshe në Qarkun Yangpyeong në Kore të Jugut, nja 50 milje në lindje të Seulit. Kjo është ide, projekt ndërtimi dhe ëndërr jetësore e një çifti martesor të përbërë nga dy pilotë ushtarakë. E Dizajnuar nga çifti - ata gjithashtu kanë përshtatur pjesën më të madhe të interierit nga druri – dyqani dhe shtëpia u ndërtuan në vitin 2012, dhe prej atëherë kafeneja është popullarizuar si një atraksion turistik.

 

Brenda, druri i përshtatur shfaq kamera klasike që funksionojnë, së bashku me kamera-lodra dhe replika, ndërsa raftet janë të mbushura me libra fotografie dhe fotografitë origjinale janë të renditura në mur. Një zyrë e vogël me atmosferë shtëpiake dhe kuzhinë – me bluajtës, përgatitës dhe aparatin espresso – zë shumicën e hapësirës së katit të parë.

 

Kamerat Rolleiflex, të bëra nga kompania gjermane Franke & Heidecke, ishin një linjë kualitative e cila ende çmohet lart nga koleksionuesit e kamerave. Tash kjo është bërë monument.

cafe dreamy rolleiflex at night
vintage camera inspired cafe dreamy design
cafe dreamy second floor photo gallery
A pre-construction rendering
Cafe Dreamy welcome sign
The cafe dreamy slab. Photo from August 2012.
cafe dreamy vintage cameras woodwork
The condiment bar
cafe dreamy korea menu
3-P1100966