Kafenetë e reja ju çojnë në një udhëtim ekzotik

“Po përpiqemi të sfidojmë pritjet e njerëzve të asaj çka mund të jetë një kafene ...”

- Andrew Watson

 

Vendas në Nju Xhersi A.J. Schaffer dhe Andrew Watson u nisën me biçikleta nga Portugalia në Turqi, u ndalën në Maroko, dhe e kurdisën hapjen e një kafeneje arabe në Lawrenceville.

 

Të këtilla janë mundësitë, kur merr udhë jashtë zonës tënde të rehatisë me një qëndrim prej vagabondi.

 

Vagabond Coffehouse & World Lounge e çiftit synon t’i transportojë klientët nga zona e tyre e rehatisë në një vend ekzotik. Këtë e bën një mënyrën më të rehatshme, falë mobilimit me qindra jastëkëve të dekoruar për mrekulli.

 

“Nëse shkon në një shtëpi tradicionale marokene apo turke do ta shohësh këtë”, thotë Mr. Watson, teksa i tregon një vizitori dhomën e kushtueshme të cilën e quajnë “haremi”.

 

Pjesa e përparme, po ashtu, është e mobiluar me jastëkë në kauçë të lëvizshëm, të shpërndarë mes tavolinave të vogla, dhe muret e larmishme janë të stilizuara me dizajnë dhe lakime të Lindjes së Afërt.

 

Çifti që bëri shumicën e dekorimit arriti të krijojë kafenenë e pazakontë (alkooli i vetëm është ai që e sjell me vete klienti).

 

Ata, madje, s’kanë as aparat të espressos, pasi preferojnë që kafenë ta përgatisin në mënyrën turke: në ibrik të bakrit, shërbyer me tabak të metaltë.

 

Përveç kafes turke me shije kardamoni, ka dhe kafe të rrallë marokene, me një përzierje erëzash përfshirë specin dhe karafilin, si dhe kafenë siamese që është “një përzierje e shijeve nga Azia Juglindore: kokos, xhenxhefil, jaseminë, dhe kanellë”.

 

Zonja Schaffer, e cila është përgjegjëse për kuzhinën, specializon në desertë nga një botë tjetër: gjithçka nga bakllavatë me mjaltë dhe me arra, ëmbëlsira greke, etj. deri te frutat persiane, komposto të lajthisë të quajtur “hoshaf”, dhe ëmbëlsira indiane nga qumështi.

 

Po ashtu, mund të kërkosh një vistër të çajeve autentike, përfshirë mintin maroken, çajin e zi turk (të rusit), dhe çaje tjera bimore.

 

Derisa prisni porosinë tuaj, ju mund të blini shumë gjëra apo të lidheni me internet, por çifti shpreson që të lidheni me njerëz tjerë (duke biseduar me ta).

 

“Duam ta prezantojmë një mënyrë më të ngadalshme të jetës”, thotë Mr. Watson, bashkëshortja e të cilit tallet duke thënë: “Të gjitha hulumtimet e mia të tregut janë më të hershme se 1500 vite,” kur kafenetë e këtilla po lulëzonin në Lindjen e Afërt.

 

Të dy ata punuan në skenën e teatrit të Nju Jorkut. U martuan në vitin 1998, pastaj lanë punën dhe u nisën për udhëtimin e tyre të parë, deri në Azinë Juglindore. Ata u ndalën në Stamboll, kur Evropa po kalonte nëpër dimrin më të ftohët në dekada.

 

Në vitin 2003, ata u kthyen në Amerikë dhe hapën një tendë haremi në Pennsi War, një tubim vjetor i anakronizmit kreativ në Butler County. Ata dhe jastëkët e tyre u bënë një hit i madh aty.

 

Vitin e kaluar, ata kërkonin një vend për vendosje permanente të tendës së tyre. Ata morën më qira një vend në Bloomfield dhe kaluan disa muaj duke kërkuar një hapësirë për kafene. Pas një kërkimi të gjatë, ata u vendosën në Pittsburgh, shumë banorë të të cilit janë të magjepsur nga kultura e Lindjes së Afërt, për shkak se është interesante dhe ju nxjerrë nga zona juaj e rehatisë.

 

Mr. Watson, po ashtu, punon si drejtor operativ për Festivalin Ndërkombëtar të Fëmijëve në Pittsburgh, kështu që klientët e tij duhet të jenë të gatshëm për gjithçka. Ai thotë: “Ne shumë shpesh këtu përdorim termin inshaAllah, që do të thotë: nëse do Zoti. Ky është një term i shkëlqyeshëm që marokenët e përdorin shumë.

 

Sa i përket ushqimit dhe pijes, thotë ajo, “Nëse nuk të pëlqen, ju jap diçka tjetër falas”./post-gazette