Kafenetë e trotuarit në Vjenë

Kur dielli të dal, vizitorët dhe banorët lokal bëjnë një vijë të drejtë për një Schanigarten apo kafene trotuari. Këto lokacione në të hapur janë të mrekullueshme për relaksim.

 

Ndryshe nga uljet që bëhen jashtë në kopshtet e restoranteve të shumta të qytetit (Gastgärten), Schanigarten mund të ngrihet në vendet publike siç janë sheshet, trotuaret, apo zonat e këmbësorëve. Mirëpo, ato duhet të jenë afër lokaleve dhe të lënë hapësirë të mjaftueshme për kalimtarët. Mes 1 marsit dhe 15 nëntorit ka diku rreth 1800 kafene trotuari për të zgjedhur në Vjenë, nëse lejon koha. Saksitë me lule zënë vendin e gardheve të “gjalla,” ku ombrellat ofrojnë hije të freskëta. Këto vende të përkohshme janë oaza të vërteta relaksimi dhe një vend ideal për të këqyrur botën teksa kalon – njerëzit pashmangshëm ngadalësohen për të parë skenën dhe i japin shans idesë për të pushuar pak, ndërsa mysafirët mbështetën dhe këqyrin botën teksa kalon.

 

Schanigarten e parë e Vjenës u hap më 1754, kur Johan Jakob Taroni vendosi një shtand limonade të mbuluar në Graben, në qytetin e vjetër. Termi “Schanigarten” mendohet të ketë dalë nga kjo kafene pioniere e trotuarit, meqë Jean dhe derivati i saj Schani janë diminutiv i emrit Johan. Mirëpo, asokohe kamerierëve shegert u referohej si “Jean” apo “Schani.” Shumë njerëz besojnë se termi Schanigarten vjen nga shprehja e shpeshtë: “Schani, nxirrre këtë jashtë në kopsht.”