Kafenetë vjeneze: kafene të llojit të vet

Kafeneja vjeneze, si bari anglez, është unike. Ti mund të provosh ta kopjosh atë në qytetet tjera, por kafeneja dhe qyteti që i dha jetë asaj janë të pandashme. Ka një kafene vjeneze në Neue Galerie në Menheten, ku shërbehen kafe dhe ëmbëlsira, por kjo nuk është një eksperiencë autentike. Ti mbetesh i rrënjosur në Nju Jork, sikur të shëtitësh në një botë të vjetër në pjesën lindore të epërme të qytetit, e cila ndodh të ketë dhe një tabelë pikadoje.

 

Kafeja ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën sociale të Vjenës që nga viti 1683, kur pushtuesit turq, të përzërë jashtë qytetit nga forcat aleate të udhëhequra nga kalorësia polake, lanë mbrapa traste me një gjë te portat e qytetit. Një shumësi e kafesë solli kafenenë, një institucion që vazhdon t’i japë Qytetit Perandorak një tipar që s’mund të gjendet kurrkund tjetër. Kafenetë franceze dhe italiane, sado interesante të jenë, kanë një joshje dhe funksione të ndryshme.

 

Pra, cili është funksioni i kafenesë vjeneze, përveç pirjes së kafesë? Asgjë tjetër përveç zgjatimi i civilizimit. Këto janë vende të dizajnuara për reflektim, ku njerëzit vijnë për të lexuar (dhe shkruar) libra, për të menduar, për të ëndërruar dhe për t’u kënaqur në kalim kohe teksa sodit botën të kalojë. Disa kafene më së miri shihen në mëngjes, tjerat natën. Shumë syresh ofrojnë ushqim të mirë dhe disa transformohen në bare komode për bufë nate (persona që rrinë natën). Por, nëse do që të rrish ulur aty për orë të tëra, kurrkush s’do t’ju lëvizë nga aty. Një filxhan i vetëm i jep të drejtë pirësit të rrijë ulur aty tërë ditën, nëse ka nevojë për këtë.

 

Gjëja e rëndësishme lidhur me to është se këto kafene janë të hapura për të gjithë. Ti do të gjesh në to shumë femra, meshkuj, të rinj e pleq, ndonëse, natyrisht, secila kafene ndërton traditat e veta. Demel, një kafene e madhe në Kohlmarkt, është krejt ndryshe nga Tirolerhof, një pikë mbrapa Operës Shtetërore. As Demel, as Tirolerhof s’është në listë; as Landtmann, as Diglas, as Frauenhuberm as Ministerium apo Raimund, të cilat janë të mirënjohura. Shumica e njerëzve që e njohin Vjenën kanë të preferuarat e tyre. Ata mund t’i konsiderojnë ato si “të tyret” në një mënyrë pronësore, meqë këto janë vende që ngjallin dashuri dhe lidhje. Asnjë listë e këtij lloji s’mund të jetë definitive, por kjo është reprezentative, sepse kap më të mirën e Vjenës.

 

Alt Wien

 

E popullarizuar midis studentëve të të gjitha moshave. Ky establishment shpellor në Backerstrasse është ajo që më së shumti i afrohet kafenesë për një vendor anglez. Natën, në bar ka shumë pijanecë, por asnjëherë nuk tregohen të padisiplinuar. Muret me posterë reklamojnë çdo shfaqje dhe ekzibicion në dobi të turmës artistike. Ushqimi në bar është i mirë, dhe proshuta dhe vezët janë më të mirat në qytet. Koha më e mirë e ditës: 22:00, ndonëse mund të ndihesh i moshuar.

 

Bräunerhof

 

Thomas Bernhard, novelisti i zymtë, rrinte këtu, por mos lërë që kjo të bëjë të heqësh dorë. Bräunerhof nuk është një vend letrar, por tërheq një numër goxha të madh shkrimtarësh apo asi që kanë qejf të jenë shkrimtarë. Disa kafene duken më mirë kur janë të zëna. Kjo duket më së miri pasi të largohet turma e kohës së drekës, duke i lënë ëndërruesit e pasdites të shfletojnë koleksionin impresiv të gazetave ndërkombëtare. Koha më e mirë e ditës: 15:00.

 

Central

 

Më e madhja e të gjitha kafeneve, e frekuentuar nga Trocki, kafeneja Central nuk kërkon falje për reputacionin e fituar me mund. Tash ka me qindra turistë, kështu që duhet të jesh i duruar nëse jep bakshish për t’u ulur menjëherë. Kjo është një kafene që kërkon admirim, dhe zakonisht e fiton atë. Ajo është më e lehtë për t’u dashur. Ajo është tepër fisnike për këtë. Por duhet të shkosh aty, nëse jo për tjetër, atëherë vetëm sa për të dëgjuar jehonat e një bote tjetër. Koha më e mirë e ditës: Mbas dite.

 

Eiles

 

E vendosur në anën perëndimore të Ringstrasse, mbrapa Sallës së Qytetit Gotik, Eiles përshtatet si një çizme e moçme. E njohur për shërbyesit civil dhe aktorët nga teatrot lokale, është e përshtatshme për të vizituar qarkun Josefstadt, i cili ofron ndoshta ndjesinë më autentike të Vjenës së vjetër. Ky është një vend i shkëlqyer për një vakt mëngjesi të vonë. Koha më e mirë e ditës: 11:00.

 

Griensteidl

 

Menjëherë pranë Hofburgut, karshi kishës St. Michael dhe menjëherë mbi udhën që vjen nga Loos Haus, dizajni i Griensteidl paraqitet befasishëm midis qytetit. I hijshëm, por pa qenë përbuzës, ajo i ofron një turisti mundësi për t’u rehatuar. Kjo zakonisht është vend i mirë për lexim apo thjesht për të shikuar karrocat teksa kalojnë. Sigurohu që t’i qasesh nga Kohlmarkt, në mënyrë që të kënaqesh me ngjyrat kaltër e zi të qiellit të mbrëmjes karshi të gjelbrës dhe të artës së kubes së Hofburgut. Kjo është një nga pamjet më madhështore të Vjenës. Koha më e mirë e ditës: 17:00.

 

Hawelka


Ky institucion i respektuar, menjëherë jashtë Grabenit, është aq vjeneze saqë pret të shohësh Stefan Zweig të ulur në një tavolinë me Karl Kraus. “Kam një lajm tronditës për estetët,” shkroi Kraus, eseisti i lodhur nga bota, “Vjena e vjetër njëherë ishte e re.” Jo këtu. Kureshtarët nga të gjitha anët e botës mbushin kafenenë e errët dhe blici i pakëndshëm i kamerave mund të të lodhë. Por, si dhoma e Velaskezit në Muzeun Kunsthistorisches, kjo është një ceremoni e pranimit për vizitorët. Koha më e mirë e ditës: Sa më shpejt pasi të hapen dyert në ora 10:00.

 

Kleines

 

Emri nuk rren. Ky është një vend i vockël, por vendndodhja e tij, në Franziskanerplatz me kalldrëm, afër disa restoranteve të mira, të rikujton gjëra. Nëse do që t’i tregosh vizitorëve për herë të parë diçka tipike vjeneze, silli këtu. Fundi i “cekët” i kafenesë, karshi kishës, nuk zë më shumë se nja 12 vetë. Pjesë e fundme e “thellë” ka një bar të vogël, që tërheq një turmë të ndryshme natën. Koha më e mirë e ditës: 10:00, nëse je i sigurt se do të kesh ulëse.

 

Prückel

 

Kjo kafene e këndshme, përballë Mak-ut, muzeut të arteve aplikative, është një vend ku do të ndalesh pasi të kesh shëtitur nëpër Stadtpark, me memorialin e tij të famshëm për “mbretin e walcit”, Johann Straussin e ri, si dhe të tjerë kompozitorë vjeneze. Këtu ka lojëra me letra dhe nganjëherë ka dhe muzikë. Koha më e mirë e ditës: 19:00.

 

Schwarzenberg

 

Me një minutë ecje larg Musikverein dhe Konzerthaus, është pak e çuditshme që ky është një vend i popullarizuar për të ngrënë darkë para dhe pas ekzekutimeve muzikore. Por, kjo është e zënë edhe në mëngjes, kur biznesmenët e veshur mirë caktojnë mëngjeset punuese, dhe mbas dite, kur turistët nga hotelet në Ringstrasse dalin në kafene. E udhëhequr për mrekulli, me ushqim të shkëlqyeshëm. Një vend ideal për t’u çlodhur.  Koha më e mirë e ditës: 11:00

 

Sperl

 

Pak përtej rrugës kryesore, në Gumpendorferstrasse, mes Theater an der Wien dhe zonës së Muzeve, për Sperlin ia vlen të marrësh udhë. Në shikim të parë, mund të duket se i mungon rehatia e Pruckel, sharmi i Hawelkes, apo madhështia e Central, por, megjithëkëtë, ti mund të ndihesh se ke bërë një shok për tërë jetën. Këtu mund të luash biliard, po ashtu. Ditën apo natën qoftë, në të gjitha stinët, kjo është kafeneja më e mirë në Vjenë, që do të thotë se është dhe kafeneja numër 1 në botë./telegraph