Kafja dhe ushqimi: Tri çiftëzimet më të mira

Gjithçka që hamë e pimë kanë çiftëzimet e përshtatshme. Një prej tyre me mundësitë më të mëdha për kombinim të përsosur të ushqimit është kafja. Më poshtë kemi tri zgjedhjet, mbas gjase, më të mirat.

 

Kafe me petull të ëmbël (Doughnut)


Kafja me petull të ëmbël ka qenë çifti më i pëlqyer për një kohë të gjatë, sidomos në Amerikë. Ky çiftëzim i përsosur thuhet të jetë rezultat i kombinimit të duhur mes shijes së hidhët të kafes dhe ëmbëlsisë së petullës. Çifti besohet të jetë një zgjedhje e popullarizuar për një mëngjes që ofron energji të menjëhershme përmes kafeinës në kafe dhe sheqerit në petull.

 

File:Croissant y cortado - Mover el Bigote.jpgNë fakt, kafja dhe petulla konsiderohet një çift i suksesshëm në kuptimin komercial, gjë që do të shpjegonte arsyen përse ka aq shumë dyqane ushqimesh që kanë bërë emër nga ky kombinim i thjeshtë. Petulla, gjithashtu, thuhet të jetë relativisht e lirë, çka është një avantazh jashtëzakonisht i mirë në kuptimin e shitjes. Duke qenë se kafja dhe petullat sa vijnë e bëhen më ekstravagante, çifti nuk është më i lirë siç ka qenë.

 

Kafja me kroasan

 

Kafja me kroasan është një kombinim tjetër i pëlqyer, të cilin shumë e ngritin në nivel qiellor. Në Francë, është e zakonshme që kroasani të ngjyhet në kafe.

 

Ky çift është aq i përsosur, saqë njerëzit, në fakt, mund të kënaqen me një kafe-kroasan. Po, një kroasan që është i bërë nga kafja u hodh në treg më në fund. Natyrisht që kjo s’duhet ta ndalë askënd që ta ngjyejë kroasanin e moçëm e të mirë në kafe.

 

Kafe me keks


Keksat më shumë identifikohen me anglezët sesa me kombësitë e tjera. Zhytja e keksit në pijet e nxehta si çaji, tambli, apo kafja thuhet që e shton aromën/shijen e pijes. Poret e keksave thuhet që janë arsyeja për këtë.

 

Ndonëse zhytja e keksit është e popullarizuar në shumë vende, si në Amerikë dhe Britani, ka mospajtime rreth praktikimit të kësaj sa i përket mirësjelljes. Por, kjo nuk ka arritur të dekurajojë shumë nga ky veprim. Megjithëkëtë, kur kemi të bëjmë me kombinimin ushqimor, nuk diskutohet që kafja dhe keksat shkojnë bashkë.

 

Të tjera kombinime të pëlqyeshme

 

Ka edhe shumë çiftëzime të tjera të popullarizuara, si kafe me tortë të karotës, kafe me kulaç, kafe me role kanelle, madje dhe kafe me proshutë e me ve. Kafja është mjaft fleksibile, kur kemi të bëjmë me kombinimin e shijes së saj me ushqimet tjera. Mund të jetë vështirë që të ofrohet një shpjegim shkencor për këtë, por kujt i bën për një shpjegim ndërsa kënaqemi me atë që shijojmë.