Kafja është më shumë sesa një stimulues, ajo është një mënyrë e jetës

Michael Snow

 

Kur unë pi kafe, ndihem si Popaji kur ha spinaq: i gjallë, i fuqizuar, i trimëruar, dhe  zjarrmor.


Rituali im i mëngjesit përfshin mesatarisht dy filxhanë. Nuk mund të paramendoj të arrijë deri në orë të mësimit (dhe të rri zgjuar) para se të marr së paku një të madhe për të nisur ditën. Më nevojitet doza e kafeinës, përndryshe si do të përfundoja ndonjë gjë?


Më është thënë se konsumimi im i kafenesë është i lartë. Është e vërtetë, unë kam zhvilluar një vetë-diagnostikim të mos-tolerancës ndaj laktozës, ku barku im ma bën me dije që më shumë se tre filxhanë kafe nuk është ajo që ai do.


Vërtet që ndjenjat e ngritura nga pirja e kafesë janë deri diku psikike dhe jo strikt kimike. Pa dyshim, kafja nxit stimulim dhe vëmendje, por ndjenja e vetëbesimit, e përqendrimit dhe, madje, e nervozizmit, të cilat unë dhe shumë prej jush i përjetoni me kafe, tejkalon në mënyrë dramatike efektet e saj kimike.


Po ashtu, kemi dhe faktorin e imazhit. Marksi ishte i pari që foli për fetishizmin e artikullit/produktit, ku ne transplantojmë emocione subjektive, marrëdhënie dhe statuse në objektet objektive. Mu siç një iPod është më shumë se një MP3 pajisje – ai përfaqëson individualitetin dhe personalizimin, po ashtu – mbartja e një filxhani me kafe ju sjell një aurë ambiciesh dhe inteligjence.


Këta dy faktorë – pritjet e fryra krahas imazhit sipërfaqësor – mund të jenë arsyeja kryesore përse kafeja më tërheq. Megjithëkëtë, kjo vetëdije nxit një pyetje hetuese: Si bëhet që kjo të funksionojë gjithmonë?


Ajo çfarë themi është se së paku një pjesë e tërheqjes ndaj kafeinës është psikologjike. Sigurisht, kemikalet ende të gjitha i kemi aty, por ndjenja e fortë e varësisë që ia përshkruajmë kafesë është rezultat i efektit vetë-mashtrues të placebos, apo jo? Atëherë, përse ende tërhiqem nga pija e nxehtë më qumësht, kur e di që së paku një pjesë e premtimeve të saja janë të sajuara?


Të gjithë ne kemi konstruktuar dhe mbajtur mitin se kafja do të të ndihmojë të realizosh atë që ke nevojë ta kryesh. Nga ana psikologjike, unë mezi nisi aktivitetin pa pasur një filxhan me kafe pranë vetes. E di që pirja e kafesë s’do të më bëjë më të mençur, por ende s’jam krejtësisht i sigurt është më i domosdoshëm kompjuteri apo termosi im për të kryer ndonjë shkrim.


Supozoj që kjo mund të krahasohet me raportin që Hemingway kishte me alkoolin, me shprehinë e heroinës të Burrough apo varësinë e Randit nga amfetamina. Çështja këtu është se, si artistë dhe shkrimtarë, ne ia bashkëngjitim shprehin tonë kreative një substance të veçantë. Në këso rastesh, substancat kishin tipare varësie shumë më të mëdha sesa kafeina. Por, asocimi fillestar mes produktivitetit dhe disa substancave të jashtme është thelbi i çështjes. Kjo funksionon si një patericë. Është sikur të thoshe: “Pasi të kem pirë një filxhan të nxehtë, letra do të duket se mund të kryhet”.


Me siguri, ne e kufizojmë vetën tonë duke menduar se s’mund të kryejmë çfarëdo që kemi përpara, por, nëse krejt çfarë duhet të bëj për të mësuar edhe një orë për të nxjerrë një tezë apo për të mësuar përmendsh diçka është edhe një euro më shumë në planin tim e të ushqyerit dhe pak nervozizëm (dmth nga kafja), pse jo?/ bupipedream