Kafja etiopase, e kultivuar në hije, u pëlqen zogjve më së shumti

Picture of a blue-breasted bee-eaterFermeri etiopas Awol Abagoxham dhe biri i tij, Isak, vjelin prodhimin e tyre afër fshatit Shoshe pothuajse në mënyrën e njëjtë siç bënin paraardhësit e tyre mijëra vjet më parë.

 

Kultivimi në hije i kafesë në Etiopi, ku kafja është kultivuar për së paku një mijë vjet, mban relativisht më shumë specie zogjsh sesa cilado fermë kafeje në botë, tregon një studim.

 

Studimi sugjeron se kultivimi tradicional aty mbështet Picture of coffee cherriesbiodiversitetin e zogjve të pyjeve lokale më mirë sesa cilado fermë tjetër në botë.

 

Në Etiopi, kafja tradicionalisht kultivohet në plantacione të hijezuara nga pemët vendase. Këto ferma krenohen për 2.5 herë më shumë specie zogjsh sesa pyjet tjera përreth, sipas një studimi që pritet të publikohet më 11 shkurt në zhurnalin Biological Conversation.

 

“Kjo ishte një befasi,” thotë studiusi Cagan H. Sekercioglu, një biolog pranë Universitetit të Utahut. Për më shumë, “Të gjitha prej 19 specieve të zogjve që mblodhëm në pyll, qenë të pranishme edhe në fermën e kafesë, dhe kjo thjesht nuk ndodh gjetkë.”

 

Të tjera studime tregojnë se fermat e kafeve me hije ofrojnë mjedis më të mirë sesa plantazhet në diell, por efekti mund të jetë më i theksuar në Etiopi, sepse fermerët aty përdorin pemët vendëse në vend të llojeve ekzotike që janë të popullarizuar në vende të tjera.

 

Fermerët etiopas të kafesë përballen me presion për t’iu kthyer prodhimit me plantazhe në diell, sepse kjo mund të ulë rrezikun e sëmundjeve nga kërpudhat, të pakësojë punën, dhe mund të sjellë më shumë kokrra të kafesë. Por, krejt kjo duhet të ndodhë me çmimin e kualitetit më të ulët të kafesë dhe degradimin e mjedisit natyror.

 

Kështu, studimi sugjeron se Qendra për Migrimin e Zogjve Smithsonian apo Rainforest Alliance, që merren me certifikimin e kafesë së përshtatshme për zogj nga vendet e tjera, duhet të konsiderojë shtrirjen e programit të tyre në Etiopi. Certifikimi do t’u mundësojë fermerëve të kompensojnë çmimin i cili do t’u ndihmojë të zmbrapsin iniciativën për të konvertuar fermat në ferma që kultivojnë nën diell./nationalgeographic.